Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë në Drin një prej të miturve. Dyshohet se…

KAFE SHQETO/ Prifti befason studion kur tregon 'donacionin' e presidentit

09:29, 23/11/2023
A+ Aa A-

Për të folur për banderolën e tifozëve shqiptar në ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe, ku thuhej ‘Zoti është shqiptar’, banderolë që shkaktoi dhe shumë diskutime, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, At Nikollë Xhufka, prift në Elbasan.

Por ndër të tjera, At Nikollë Xhufka tregoi dhe një histori me presidentin e e Republikës, Bajram Begaj, i cili gjatë një vizite në qytetin e Elbasanit kishte dhuruar për njerëzit me aftësi të kufizuar vetëm nga një palë këpucë.

At Nikollë Xhufka: Një ditë të bukur në Elbasan shikoj që afër kishës, vijnë shumë policë me qen, një numër i madh policësh që nuk e kisha parë ndonjëherë. Thashë me vete se çfarë po bëhet. I afrohem dhe pyes policin: Çfarë po bëhet? Po vjen Presidenti i Republikës dhe do shkojë, sepse këtu afër kishës kemi një shkollë, që quhet 'Zëra Jete', për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe tha që presidenti do të shkojë atje dhe do t'i vizitojë. Presidenti e kreu vizitën në këtë shkollë ku kishte dërguar dhe disa ndihma. Dhe unë mendova se duke qenë se i njoh të gjthë prindërit e asaj shkolle, i pyes ata se çfarë u ndihmoi Presidenti i Republikës, sepse janë të gjithë njerëzit me nevoja të mëdha dhe prindëri tha: Erdhi Presidenti dhe u dhuroi nga një palë këpucë fëmijëve me aftësi të kufizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco