Çollaku: Videot që ka publikuar Berisha vetëm një pjesë, ka dhe në qytete të tjera

Çollaku: Videot që ka publikuar Berisha vetëm një pjesë, ka dhe në qytete të tjera

09:02, 23/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari, Basir Çollaku ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për denoncimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për ndërhyrje në zgjedhjet në Shkodër ku pjesëtarë të grupit Bajri janë parë në qendrat e votimit. Çollaku u shpreh se videot që ka publikuar PD dhe Berisha janë vetëm një pjesë e videove që janë regjistruar jo vetëm në Shkodër por edhe në qytete të tjera.

‘’Përgjegjësia personale kur shtabi elektoral të jetë më banditë nuk është më. Dosja Metamorfoza është dekriminalizimi i politikës, drejtësisë dhe policisë.

Ato videot që ka publikuar Berisha janë vetëm një pjesë e videove që janë regjistruar jo vetëm në Shkodër por edhe në qytete të tjera.

Zoti Beci duhet të pyesë veten se në cilin lokal apo hotel ka qëndruar me Bajrët me Doshin etj në javën e fundit zgjedhore. Edhe Spiroplai ka qenë në shoqërinë e Pllumb Gjokës apo jo? Këto janë të filmuara’’, tha ndër të tjera Çollaku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco