Spahia: Videoja e bërë publike nga Berisha është fytyra e vërtetë masakrës zgjedhore

Spahia: Videoja e bërë publike nga Berisha është fytyra e vërtetë masakrës zgjedhore

09:01, 23/11/2023
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për denoncimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për ndërhyrje në zgjedhjet në Shkodër ku pjesëtarë të grupit Bajri janë parë në qendrat e votimit. Spahia u shpreh se videoja e bërë publike nga Berisha është fytyra e vërtetë e asaj masakre zgjedhore.

‘’Videoja e bërë publike nga Berisha është fytyra e vërtetë e asaj masakre zgjedhore që ka ndodhur me 14 maj. Kjo është vetëm sipërfaqja pasi ka qenë një terror i këtyre strukturave por jo vetëm gjatë fushatës elektorale.

E kam djalën për angazhim në mënyrë të koordinuar nga strukturat e shtetit. Angazhimin e gjithë administratës shtetërore me urdhëra gati agresive për tu impenjaur në fushatë’’, tha ndër të tjera Spahia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco