'E shpifur! 50 gardistë për të mbajtur Berishën'/ Gjekmarkaj për flakët në Kuvend: Demokracia është më e rëndësishme se buxheti

'E shpifur! 50 gardistë për të mbajtur Berishën'/ Gjekmarkaj për flakët në Kuvend: Demokracia është më e rëndësishme se buxheti

21:15, 22/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti, Agron Gjekmarkaj ka folur lidhur me zhvillimet e ndodhura në seancën e fundit plenare .

Në një intervistë në Abc News, Gjekmarkaj e konsideroi të shpifur faktin që ishin 50 gardistë për të mbajtur Berishën, në një kohë kur ky i fundit nuk po bënte asgjë.

Sipas tij buxheti është shumë i rëndësishëm, por më i rëndësishëm se buxheti është demokracia dhe që të ketë demokracitë duhet të ketë opozitë.

Sa i përket flakëve në Parlament, Gjekmarkaj tha se  ka qenë spontane, nuk ka qenë e organizuar. Madje tregoi se u mblodhën menjëherë për ta shuar dhe Gazment Bardhi dogji edhe këpucët.

“Berisha është një nga 140 deputetët, nuk po bënte asgjë, po shkonte tek Foltorja edhe do të fliste në Facebook. 50 gardistë për të mbajtur Berishën dhe është e shpifur, se kisha menduar kurrë që do të shihja këtë situatë. Ku u mbush me gardistë. Ajo flaka ka qenë spontane, nuk ka qenë e organizuar. Ka qenë Bledjon Nallbati një nga djemtë më të mirë që ka PD, po ndizte në tymuese. Ishte diçka plastike që u mori flakë menjëherë dhe doli jashtë parashikimeve. U mblodhën menjëherë për ta shuar , zoti Bardhi dogji edhe këpucët. Protesta është diçka simolike. Buxheti është shumë i rëndësishëm, por më i rëndësishëm se buxheti ështrë demokracia dhe që të ketë demokracitë duhet të ketë opozitë. Opozita duhet të fitojë të drejtat e saj në Parlament dhe më pas të diskutojmë natyrshëm në dialektikën e debatit. Shqipëria është e vogël, nuk mund të përvetësohet kështu e drejta për çdo gjë. Qeveria ndaj opozitës ka treguar vetëm arrogancë”,tha Gjekmarkaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco