Edhe një tjetër mik i Edi Ramës pranon fajësinë para drejtësisë amerikane për pastrim parash në vlera miliarda dollarë

Edhe një tjetër mik i Edi Ramës pranon fajësinë para drejtësisë amerikane për pastrim parash në vlera miliarda dollarë

18:16, 22/11/2023
A+ Aa A-

Ku ka njerëz që pastrojnë para është edhe Rama.

Në nëntor të vitit të shkuar, kryeministri i Shqipërisë ia behu në rrjetet sociale me një foto me CEO-n e “Biance”, kompania më e madhe në botë e kriptovalutave.

 

 

“Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë”, shkruante Changpeng Zhao në Twitter në një foto ku kishte dalë së bashku me Edi Ramën.

 “U takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Shkëlqësinë e Tij Edi Rama në këtë të shtunë të bukur. Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë“, ishte mesazhi i plotë i Changpeng, pa dhënë asnjë detaj më shumë për këtë takim misterioz me kryeministrin e një vendi që peshën ekonomike në ekonominë globale, apo për kompani globale e ka sa një pupël.

Changpeng Zhao është bashkëthemeluesi dhe shefi i kësaj kompanie, pasuria e të cilit vlerësohet në 17 miliardë dollarë.

Si është e mundur që çdo biznesmen i koorporatave të mëdhaja që takon Rama akuzohet për lidhje me Rusinë ose me Kinën, dhe i faktohen akuzat nga drejtësia amerikane?

Para disa kohësh kryeministri Rama, njerëz të afërt me të politikisht, por edhe familjarë të tij janë akuzuar për përfshirjen në skema gjigante botërore të pastrimit të parave, flitet për shifra mbi 2.2 miliard euro të pastruara nëpërmjet Bitcoin.

Dhe jo rastësisht, Shqipëria është një nga 3-4 vende në Europë që ka bërë gjasme një legjislacion për kriptovalutat. Nxitim i pakuptueshëm i Parlamentit për të votuar pa dekret presidencial një ligj të tillë.

Në shtator të 2020 Shqipëria bëhet një nga tre vendet e para në Europë që bën një ligj për kriptomonedhat.

Ligji i kthyer nga ish-presidenti i kohës, Ilir Meta, u kalua pa dekret në Parlament pas refuzimit nga presidenti për ta dekretuar.

Ligji që u kalua në Parlament me forcën e kartonave dyshohet se shërben për pastrim parash nga ana e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe bandave që kryejnë veprimtari të paligjshme.

Dhe vetëm pak kohë pas kalimit të ligjit, kryeministri del foto me bossin e kriptomonedhave. Pra, asgjë nuk është rastësi.

Në relacionin, që shoqëroi ligjin, pranohej se siç ka përfitime ka edhe rreziqe nga ai ligj.

“Për të shfrytëzuar sa më mirë përfitimet që ofron kjo teknologji, por edhe për të adresuar një sërë rreziqesh të mundshme, siç janë krijimi i skemave mashtruese, apo i skemave të paautorizuara për të ofruar aktive virtuale, rreziku i përdorimit të aktiveve virtuale për të pastruar para, si dhe manipulimi i tregut, nevojitet një kornizë ligjore e plotë, në mënyrë që ky aktivitet të rregullohet” thuhej në relacion.

Në relacion pranohet se pastrimi i parave është një nga rreziqet që lidhet me përdorimin e monedhave virtuale.

Blockchain shmang rregullatorët dhe është rrezik për pastrim parash.

Blockchain është një teknologji e re dhe jo më e thjeshta për t’u kuptuar. Kjo teknologji vlerësohet se do të kërkojë vite për t’u zbatuar nga komunitete shumë më të edukuara nga pikëpamja financiare se Shqipëria për të zgjidhur problemet me standardet e sigurisë dhe për të kthyer reputacionin nga hakerimet, sidomos për Shqipërinë sistemi i së cilës është sulmuar nga hakerat vazhdimisht dhe sulmet kanë patur sukses.

Si dyshohet se kryhet pastrimi i parave?

Nëpërmjet teknologjisë mund anashkalosh kontrollin e bankës qendrore aksionet e një biznesi, hipotekën e shtëpisë, sigurimin e pronës apo transfertat e emigrantëve, duke shmangur sinjalizuesit e fenomenit të pastrimit të parave. Këtë funksion e kryejnë aktualisht bankat / shoqëritë financiare që duhet të njoftojnë në kohë reale pastrimin e parave për transaksione mbi 10 000 euro, ashtu si dhe noterët që e kanë të detyrueshme të njoftojnë, në rast dyshimi për pastrim parash.

A po shërben ligji për kriptomonedhat për të pastruar para në Shqipëri?

Dubai njihet si një vend parajsë fiskale dhe ekonomistët më në zë të vendit kanë hedhur dyshimet se pikërisht investimi në Portin e Durrësit do të jetë një prej skemave gjigante të pastrimit të parave.

Pak kohë më parë një sarandiot u arrestua në Greqi me dyshimin e përfshirjes në një skemë pastrimi parash në vlerë 250 milionë euro. Pastrimi i parave dyshohet se kryhej nëpërmjet agjencive imobiliare.

Një tjetër lajm i rëndësishem u publikua disa muaj më parë, por që mediat në Shqipëri nuk i “kushtuan” shumë vëmendje.

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ raportonte se kinezo-kanadezi Changpeng Zhao, president i kompanisë Binance u vu në hetim nga FBI.

Zhao është president i një burse të këmbimit të kriptomonedhave, ndaj tij rëndojnë 13 akuza të ngritura nga rregullatorët amerikanë, të cilët e akuzojnë se ka ngritur një ‘rrjet mashtrimi’. Ky rrjet mashtrimi ka ushtruar presion duke bërë që Bitcoin të bjerë në nivelin më të ulët në pothuajse tre muaj.

Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA ka depozituar padinë në një gjykatë federale në Uashington.

Siç është bërë tashmë e ditur Edi Rama rezulton mik i ngushtë me Zhao dhe të gjithë njerëzit që dyshohen e merren në hetim nga FBI për skema pastrimi parash. Kujtoni edhe rastin e aferës me McGonigall.

Ajo çfarë deri para pak kohësh ishte dyshim, sot është fakt. Edhe miku tjetër i Edi Ramës,  Changpeng Zhao, ka pranuar të gjitha akuzat para drejtësisë amerikane.

CNN raportonte këtë të martë (21 nëntor 2023) se, Drejtori Ekzekutiv i bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë pranon fajësinë pastrim parash

Miliarderi Changpeng Zhao dhe Binance pranuan fajësinë të martën për akuzat federale në një moment vendimtar projektuar për të vendosur rregull në industrinë e kriptomonedhave që shpeshherë janë të paligjshme.

Si pjesë e një ujdie të koordinuar në qeverinë federale, Binance ka rënë dakord të paguajë më shumë se 4 miliardë dollarë gjoba dhe penalitete të tjera. Zhao, një nga figurat më të fuqishme në fushën e kriptovalutës, ka rënë dakord të largohet si drejtor ekzekutiv nga kompania që ai themeloi dhe do të paguajë 200 milionë dollarë gjobë.

Binance, bursa më e madhe e kriptovalutës në botë, pranoi se ishte përfshirë në pastrim parash, transferim të palicensuar të parave dhe shkeljeve të sanksioneve.

Zyrtarët amerikanë e përshkruan këtë si vendimin më të madh të korporatës që përfshin akuza penale për një ekzekutiv.

Pas një hetimi prej vitesh, autoritetet pretendojnë se Binance ka lejuar aktorët e këqij të kryenin transaksione lirisht në platformë, duke mundësuar gjithçka, nga abuzimi seksual i fëmijëve dhe narkotikët deri te financimi i terrorizmit për ISIS-in, Al Kaedën dhe Brigadat Al-Qassam të Hamasit.

Zhao, i cili ka grumbulluar një pasuri të vlerësuar në më shumë se 23 miliardë dollarë, u deklarua fajtor për mosmbajtjen e një programi efikas kundër pastrimit të parave.

Autoritetet amerikane shpresojnë se pranimi i fajit nga Binance dhe nga themeluesi i saj, pas dënimit të fundit të bashkëthemeluesit të FTX, Sam Bankman-Fried, do të dërgojë një mesazh të qartë për aktorët e këqij në të gjithë industrinë e kriptovalutës.

"Binance u bë bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë pjesërisht për shkak të krimeve që kreu – tani po paguan një nga gjobat më të mëdha të korporatave në historinë e SHBA-së", tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.

Zhao përballet me një maksimum prej 10 vitesh pas hekurave, megjithëse dënimi i tij përfundimtar ka të ngjarë të jetë shumë më i ulët. Udhëzimet federale ka të ngjarë të vendosin maksimumin e një dënimi të mundshëm për Zhaon rreth 18 muaj. Dënimi në fund vendoset nga një gjyqtar.

Sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë, Zhao ra dakord me rekomandimin e prokurorëve që ai të paguante një gjobë prej 50 milionë dollarësh. Përveç gjobës penale, Zhao do të paguajë 150 milionë dollarë në gjoba civile, sipas Commodity Futures Trading Commission. Urdhri i propozuar i miratimit kërkon gjithashtu që Binance të heqë 1.35 miliardë dollarë nga fitimet e paligjshme dhe të paguajë një gjobë monetare civile prej 1.35 miliardë dollarësh për CFTC.

"Binance mbylli një sy ndaj detyrimeve të saj ligjore në ndjekje të fitimeve," tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen në një deklaratë. "Dështimet e tij të qëllimshme lejuan që paratë të rrjedhin te terroristët, kriminelët kibernetikë dhe abuzuesit e fëmijëve përmes platformës së saj."

Pranimi i fajësisë së Binance është pjesë e një marrëveshjeje të koordinuar të arritur me një gamë të gjerë agjencish qeveritare, duke përfshirë Departamentin e Drejtësisë, Rrjetin e Zbatimit të Krimeve Financiare të Thesarit (FinCEN), Zyrën e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) dhe Komisionin e Tregtisë së të Ardhmes së Mallrave. Thesari e përshkroi marrëveshjen e Binance si dënimin  më të madh në histori. "Platforma Binance po lehtësonte disa gjëra vërtet të tmerrshme – nga financimi i terrorizmit deri te veprimet e ransomëare, pornografia e fëmijëve dhe mashtrimet e ndryshme", u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i Thesarit.

Zyrtarët amerikanë thonë se Binance lejoi më shumë se 100,000 transaksione që përfshinin aktivitete të paligjshme, si dhe më shumë se 1.5 milionë tregti me monedhë virtuale që shkelnin sanksionet e SHBA, duke përfshirë sanksionet ndaj Iranit, Sirisë dhe Kubës.

Kur autoritetet njoftuan marrëveshjen, Zhao konfirmoi në një postim në X (ish-Tëitter) se ai ka dhënë dorëheqjen si drejtor ekzekutiv. "Pa dyshim, nuk ishte e lehtë emocionalisht të largoheshe. Por unë e di që është gjëja e duhur për të bërë", tha Zhao. "Kam bërë gabime dhe duhet të marr përgjegjësi. Kjo është më e mira për komunitetin tonë, për Binance dhe për veten time.", raporton CNN dhe mediat e tjera amerikane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco