‘Buxheti i arsimit, rrënim’/ Berisha: Universitetet po reduktohen në nivelin e shkollave të mesme

‘Buxheti i arsimit, rrënim’/ Berisha: Universitetet po reduktohen në nivelin e shkollave të mesme

18:11, 22/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i demokratëve, Sali Berisha është ndalur edhe te buxheti 2024 për arsimin, gjatë takimit me ekspertë dhe drejtues të departamenteve të PD-së.

Berisha theksoi se buxheti i arsimit është rrënues për universitetet pasi po i redukton në nivelin e shkollave të mesme.

Berisha: I tillë është edhe buxheti për arsimin.

Buxheti i arsimit është, buxheti defakto i rrënimit të arsimit universitar.

Një ulje dramatike e investimit në fushën e kërkimeve.

Faktikisht universitetet tona po reduktohen në këtë mënyrë, pa kërkimin shkencor në nivelin e shkollave të mesme.

Është dramatike.

Një universitet e mban kërkimi shkencor. E dallon nga një shkollë e mesme, përpara së gjithash kërkimi shkencor i pedagogëve, studentëve.

Një fakultet mjekësie e dallon nga një shkollë e mesme shëndetësie, kërkimi shkencor.

Fondet janë ulur me 30-40 %, ndonëse kanë qenë minimale.

Ankohen se universitetet nuk i administrojnë mirë. Kujt i ankohen, ata i kanë dërguar aty, bordet dhe kancelarët i emëron qeveria.

Unë nuk jam që të mos miradministrohen fondet, por faktikisht nuk administron gjë, për ti bërë objekt kritikash.

Të gjitha këto i bëjnë kancelarët dhe bordet e qeverisë.

Ndaj dhe sigurisht ju do të bëni një analizë më të gjerë, por shifrat e këtij buxheti janë dramatike për dy sektorë jetikë të mbarë shoqërisë tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco