A do dërgohet marrëveshja me Italinë në Kushtetuese?! - Berisha: Do të vendosë Grupi parlamentar

A do dërgohet marrëveshja me Italinë në Kushtetuese?! - Berisha: Do të vendosë Grupi parlamentar

13:04, 22/11/2023
A+ Aa A-

Marrëveshja Rama-Meloni për sjelljen në Shqipëri të disa mijërave refugjatëve dhe strehimin e tyre në Shëngjin dhe Gjadër ka qenë një ndër pyetjet që gazetarët i drejtuan sot Kryetarit të PD-së Sali Berisha në konferencën e shtypit.

A do dërgohet marrëveshja me Italinë në Gjykatën Kushtetuese, ishte pyetja.

Berisha tha: "Në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar, kemi bërë një diskutim relativisht të gjatë, por pa konkluzion për këtë çështje dhe u shty diskutimi pikërisht për këtë çështje, të dërgimit ose jo në Gjykatën Kushtetuese, të vazhdojë në një mbledhje të veçantë.

Do të mblidhet vetë Grupi dhe do të vendoset si do gjykohet më e përshtatshme. Unë nuk do prononcohem publikisht përpara vendimit të Grupit. Unë do të ndjek diskutimet dhe do mbështes vendimin e Grupit pa asnjë lloj ekuivoku," tha lideri i opozitës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco