Berisha: Nuk ka nevojë për asnjë negociatë, zbatimi i Kushtetutës është normalizimi i jetës parlamentare

Berisha: Nuk ka nevojë për asnjë negociatë, zbatimi i Kushtetutës është normalizimi i jetës parlamentare

12:48, 22/11/2023
A+ Aa A-

Lideri historik i PD, Sali Berisha, e quajti "ylber të së vërtetës", dritën e flakadanëve që mbushi sallën e parlamentit të Shqipërisë në vazhdën e protestës së opozitës.

"Ju e patë, një reaksion i jashtëzakonishëm ishte. Ju e patë se si ai tym, ai tym shumëngjyrësh u shndërrua në një ylber, në një dritë të vërtetë botërore për të vërtetën e opozitës shqiptare. Dhe në një blozë të vërtetë për Edi Ramën dhe Lindën e tij në parlament. Blozë!

Ju e patë vetë, edhe sot mediat botërore hapen me këtë çështje.

E pakonceptueshme, të mohosh një të drejtë kushtetuese, deputetëve për të hetuar qeverinë.

Nuk mund ta bësh kurrë këtë, ti i asgjëson ata.

Çfarë negociate?! Me Kushtetutën nuk ka negociata. Të zbatohet Kushtetuta.

Çfarë negociate? Po kërkojme ne gjë ekstra? Vetëm Kushtetutën. Zbatimi i Kushtetutës është normalizimi i jetës parlamentare.

Nuk ka nevojë për asnjë negociatë. Të shpallet zbatimi i vendimit të Kushtetueses.

Të shpallet vendim që opozitës nuk mund t’i preken përfaqësuesit që cakton. Kurrë nuk ka ndodhur që përfaqësuesit tanë të na i caktojë qeveria.

Nuk e bën askush në botë përveç atij që është kthyer në genin e etërve të tij xhelatë të diktaturës komuniste.

Si mund të bëhet? Po kjo nuk ka lidhje me parlamentin. Si mund të shkruajë një kriminel në tavolinë nenin e Kushtetutës? Këtë nuk mund ta bëjë kurrë. Ai e shkruan me Edi Ramën, por ai do ketë një fat që e meriton me këtë që ka bërë.

Me këtë që ai ka bërë, me atentatin që i bën Kushtetutës së vendit, do përgjigjen gjer në fund.

Jemi të vendosur ta mbrojmë me çdo mënyrë Kushtetutën. Jemi të vendosur ta mbrojmë Kushtetutën kudo.

Po si mund të pranohet të ulet një gjykatëse kriminale, që fshihet prapa krimit të vet dhe të thotë duke tejkaluar Kushtetutën, se vendos këtë apo atë vendim. Ky është puç kushtetues.

Shqiptarët duhet ta dinë mirë, për mua kjo është ushqim për betejë.

Ndjehem komod dhe më i përkushtuar, se jam ish-president, jam ish-kryeministër, jam deputet i betuar në Kushtetutë. 

Nuk ka forcë në botë që më pengon mua për ta mbrojtur atë. Do e shohin, ky është vetëm fillimi. Ia them Edi Ramës, por edhe atyre larove.

Këtu kanë ndodhur hata shumë të mëdha. Pra, kemi një njeri që ka konfiskuar Kushtetutën. Është vetëm fillimi i betejës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco