'Rama shërbehet nga tre mercenarë që po shkruajnë Kushtetutën, ata do të përgjigjen gjer më një'

'Rama shërbehet nga tre mercenarë që po shkruajnë Kushtetutën, ata do të përgjigjen gjer më një'

12:26, 22/11/2023
A+ Aa A-

Duke paraqitur dokumente me firmën e kreut të Qeverisë, Edi Ramës dhe plane të rregullimit të territorit për Klubin Sportiv Partizani në kohën kur bashkinë e Tiranës e drejtonte Rama, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar para mediave sot se kryeministri është autori i shkeljes së vetme ligjore dhe që shërbehet nga tre mercenarë, të cilët kanë kryer aktin më të rëndë në historinë e vendit, duke shkruar Kushtetutën në tavolinat e tyre. 

"Me këtë UrboPlan, janë bërë konsultime nën udhëheqjen direkte të Shalsit, ndër të tjera edhe në hotel Tirana dhe nuk përjashtohet mundësia që po të gjeni filmimin, të ketë aty edhe pronarë të territorit të klubit - tha Berisha. -  Ja pra, kush është autori i shkeljes së vetme ligjore, që shërbehet nga tre mercenarë, të cilët kanë kryer dhe njëherë, aktin më të rëndë në historinë e vendit, duke shkruar Kushtetutën në tavolinat e tyre, për të cilën i garantoj se do mbajnë përgjegjësinë më të rëndë, njësoj si Edi Rama në parlament.

Kurrë nuk pranojmë si një parti e kushtetushmërisë dhe shtetit ligjor, që një njeri të shkruajë Kushtetutën sipas porosive dhe të bëhet xhelat i Kushtetutës sipas porosive të një njeriu që nuk ka ligj e moral.

Pra, del qartë se e vetmja shkelje ligjore është e atij me tre mercenarë. Bën një puç kushtetues, kundër rendit kushtetues të vendit dhe mendon se Kushtetuta si një defter i tij, mund të përdoret për deputetët e PS, kurse për armiqtë e popullit ajo nuk ka vlerë. Ai dhe ata të cilët kanë bërë këtë, do përgjigjen gjer më një për aktin e tyre antikushtetues."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco