VIDEO/ Bushkolaj: Beqajt ju dha masa më e butë, nuk kishte arsye ta ankimonte

19:06, 21/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Elkier Bushkolaj i ftuar në Task Force në Syri Tv, u shpreh se Beqajt ju dha masa më e butë e mundshme dhe nuk kishte arsye pse ta ankimonte atë.

Zoti Beqaj nuk kishte fare arsye pse ta ankimonte këtë masë, pasi ishte një masë e butë dhe është vetë dhe gjyqtari Bani që u kujdes që në vendimin paraprak të zbardhur të saktësonte se Gjykata nuk mund të japë një masë më të ashpër se sa kërkohet nga prokurorët.

Pra në seancën e fundit është një detaj shumë i rëndësishëm ku mesa duke vetë gjyqtari Dani u distancua nga prokurorët e çështjes.

Duhet të kemi parasysh se tre muaj më parë ku u caktuan masat për Rrepaj dhe Rrapaj ishte gjyqtari Bani, që ju kërkoi prokurorëve që hetimet të shtriheshin edhe te zoti Beqaj.

I kam hedhur një sy dosjes rreth 400 faqe për të kuptuar pak më shumë dhe ngjashmëritë me dosjen e inceneratorëve, janë të frikshme për nga mënyra se si ka funksionuar dhe ka shumë elementë të përbashkët.

Elementi kryesor janë emailet Rrepaj, Rrapaj, Beqaj dhe emailet që zoti Beqaj ju dërgonte vartësve të tij, zonjës Ikonomi dhe zotit Rrepaj që ishin dy zëvendës ministra, ku insistonte që të viheshin sa më shpejt në lëvizje për çështjen e tenderit për sterilizimin.

Koncensioni i sterilizimit u bazua në fatura të fryra të sjella nga privati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco