Gjokutaj: Gjykata duhet të kishte rrëzuar të gjitha masat ndaj Berishës dhe Malltezit! Ja arsyet pse

18:17, 21/11/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për vendimin e apelit të GJKKO-së për të rrëzuar masën e sigurisë me burg për Jamarbër Malltezin.

Sipas Gjokutaj, nëse gjykata do të merrej me dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova si për zotin Berisha, si për Jamarbër Malltezin, duhet ti kishte shfuqizuar të gjitha masat e sigurimit në ngarkim të tyre.

Gjithashtu avokati theksoi se zoti Malltezi ka një akuzë shumë të çuditshme në këtë proces, ai pavarësisht seç thotë SPAK, ai akuzohet në cilësinë e një të zgjedhuri vendor apo një zyrtari të lartë.

Gjokutaj: Nëse gjykata do të merrej me dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova si për zotin Berisha, si për Jamarbër Malltezin, duhet ti kishte shfuqizuar të gjitha masat e sigurimit në ngarkim të tyre, pasi çështja, të cilën SPAK me aq zell e ka gatuar dhe e ka çuar në gjykatë, nuk është çështje. Nuk ekziston një figurë krimi, nuk ekziston një vepër penale konkrete, një penaliteti si për zotin Berisha, si për Jamarbër Malltezit që të merren masat e sigurimit.

Ajo gjykatë nuk kishte për ta ndryshuar këtë masë sigurimi për zotin Malltezi, pasi siç e dini zoti Malltezi ka një akuzë shumë të çuditshme në këtë proces, ai pavarësisht seç thotë SPAK, ai akuzohet në cilësinë e një të zgjedhuri vendor apo një zyrtari të lartë.

Që në krye të herës ai nuk është subjekt i këtij procesi, pa i hyrë se çfarë thotë SPAK.

Dispozita është e atillë që kërkon një subjekt një cilësi, një vendimmarrës, një të zgjedhur vendor, gjë të cilën zoti Jamarbër Malltezi gjatë gjithë jetës së tij nuk e ka pasur këtë cilësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco