Drejtësia zvarrit proceset gjyqësore, Shella: Rreth 78% e çështjeve e kanë kaluar afatin, sitata është emergjente

17:43, 21/11/2023
A+ Aa A-

Drejtori I INFOCIP Gerti Shella ka sjellë në një panoramë më të gjërë gjetjet nga INFOCIP për vonesat nga Drejtësia për të dhënë vendime përfundimtare dhe drejtësi për qytetarët.

I ftuar në edicionin e pasdites me  Edvin Parrucën në Syri Tv ai ka treguar se çështjen janë zvarritur për vite me radhë, ku shumë prej tyre shkojnë deri në 7 vite pa u shqyrtuar. I thotë se 78% e tyre e kanë kaluae afatin dhe kjo shkon në cënim të të drejatve të qytetarëve.

Shella bën thirrje se sistemi I drejtësisë ka kaluar në gjendje emergjente.

“Kohëzgjatja gjyqësore në apel ka shkuar në përkeqësim në mënyrë të veçantë për çështjet e tthemelit. Çështjet e themelit, civile apo penale, zënë gjysmën e volumit vendimmarrës në shkallë të dytë. Janë ato çështje që ndonjëherë vonohen nga një vit apo dy vite në shkallë të parë, oër tu vonuar më andej deri në rangun e 7 viteve. Kjo është një situatë e cila, përveçse është e pa vëzhguar më parë, kontraston thellë me ata që kanë qënë tregues të thellë që  reforma në drejtësi dha premtim për ti atakuar në advokim më të plotë për interesin public për një drejtësi pa vonesa.

Nuk është ky më shqetësimi kryesor pse na u trefishuan afatet që në 2016 I kishim 300 ditë dhe tani na shkuan 1000 ditë, problem është se për herë të parë ne kemi konstatuar që një shumicë e madhe çështje themeli, që janë gjysma e volumit vendimmarrës në apel, kanë dalë tashmë tej afatit të gjykimit të arsyeshëm.

Sot, në vend që të diskutojmë se a u reduktuan zvarritjet, ne po diskutojmë diçka që nuk e kishim imagjinuar. Jemi në prag të një situate shumë problematike që mund të shpërthejë dhe mund të katandis në një shelje masive të të drejtave të njeriut, për shkak se sot që ne flasim  në gjykatën e apelit je juridiksionit të përgjithshëm është akumuluar një backlog mbi 37,000 dosje në pritje të shqyrtimit gjyqësor. Kjo gjykatë nga 78 gjyqtarë që duhet të kishte dhe I ka të miratuar në organikën e saj, kishte vetëm 24 kur nisi punën për tu katandisur në vetëm 22 në mes të korrikut dhe sot që flasim ka 25, me një largim të pritshëm në dhjetor.  Ajo punon vetëm me 1/3 e kapacitetit të miratuar.

Ne sot kërkuam ndoshta njohjen dhe shpalljen e  një emergjence në gjyqësor dhe gjetjen e çdo mjeti të  mundshëm për të adresuar këtë situatë të backlog-ut që është në rekorde historike.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco