VIDEO/ Fiken dritat në burg gjatë takimit të ministrit grek me Fredi Belerin

17:02, 21/11/2023
A+ Aa A-

Një skandal ka ndodhur pak minuta më parë gjatë takimit mes ministrit grek të Shtetit, Stavros Papastavros dhe Fredi Belerit në burg, pasi është ndërprerë energjia elektrike.

Sipas burimeve për mediat, mësohet se u tentua rikthimi i energjisë elektrike duke ndezur gjeneratorin, por rezultoi pa sukses.

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka kërkuar nga gjykata leje për të bërë betimin si kryebashkiak, gjë e cila nuk është pranuar.

Kujtojmë se Greqia ka paralajmëruar se do të bllokojë integrimin e Shqipërisë, në rast se nuk e lejon Belerin të betohet si kryebashkiak i Himarës. 

Sipas Greqisë, Shqipëria nuk po respekton shtetin e së drejtës dhe njëkohësisht të drejtat e njeriut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco