Kisha Katolike kërkon të vendoset me ligj dënimi i krimeve të komunizmit

Kisha Katolike kërkon të vendoset me ligj dënimi i krimeve të komunizmit

16:55, 21/11/2023
A+ Aa A-

Kisha katolike shqiptare përmes një shkresë zyrtare dërguar Presidentit Bajram Begaj kërkon që të vendoset me ligj dënimi i krimeve të komunizmit. Një gjë të tillë e bëri të ditur kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Angelo Massafra, njëkohësisht arqipeshkëv i Shkodrës.

Kisha katolike kërkon dënimin e krimeve të komunizmit për shkak se në zona të ndryshme të Shqipërisë ka tentativa për të lartësuar figurën e diktatorit Enver Hoxha dhe komunizmin në tërësi, apo vijon transmetimi i filmave të sistemit komunist që sipas kishës duhen ndaluar për të mos infektuar brezin e ri.

Ndërkohë pak ditë më parë dënimin e krimeve të komunizmit me ligj e kërkoi edhe shoqata e ish të përndjekurve politik. Kjo është hera e parë që Kisha Katolike shqiptare i drejtohet me një kërkesë zyrtare Presidentit për dënimin me ligj të krimeve të komunizmit dhe simboleve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco