Manjani: A ja vlejti reforma në drejtësi?

Manjani: A ja vlejti reforma në drejtësi?

16:37, 21/11/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Pyetja themelore që bën çdo shoqëri e përgjegjshme, pas çdo reforme të kryer është: 

A vlejti ajo që u bë?

Në rastin tonë pyetjet që duhen bërë janë:

A u luftua korrupsioni 5 vite pas reformës në drejtësi?!

U luftua korrupsioni apo thjesht u rrit çmimi i shërbimit publik?!

U përmirësua apo u përkeqsua sjellja publike e zyrtarëve ndaj shtetasve?! 

A erdhën apo u larguan investimet e huaja, siç u propogandua me të madhe para reformës?!

U përmirësua apo u përkeqësua shërbimi i gjykimit?!

Po besimi i publikut te drejtësia, u rrit apo jo?! 

Këto janë kritere vlerësimi dhe jo çfarë thotë Edi Rama, propaganda e Tij politike, apo qoftë edhe ajo diplomatike e të huajve këtu.

Reformat janë për shoqërinë këtu dhe jo për politikanë e aq më pak për diplomatë.

Nëse përgjigjet e pyetjeve janë negative,atëhere të fala reformës!
***
Personalisht jam i bindur që shteti dhe shoqëria jonë kanë pësuar një deformim të rëndë të idesë së shtetit. 

Kam bindje të plotë tashmë se nuk ja vlejti aspak gjithë ai investim publik e politik për të nxjerrë në rrugë gjykatës e prokurorë, të cilët në fund të fundit ishin burime njerëzore me përvojë, që shtetit sot i mungojnë.

Një shtet që nxjerr në rrugë punonjësit e tij, që kanë dënuar njerëz madje edhe me burgim të përjetshëm, nuk është shtet por bandë.

Ashtu siç kam bindje të plotë se sistemi i drejtësisë nuk u reformua, por me kanosjen bajate shtetërore që iu bë gjykatësve e prokurorëve, sistemi u deformua.

Megjithatë, secili është i lirë të ketë përgjigjen që do të pyetjeve të mësipërme. 

Vetëm se nuk mund të mos  them se çmimi i korrupsionit është rritur tashmë....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco