Xhavara: Planet kombëtare për romët dhe egjiptianët, pa asnjë efekt, mbeten te mbledhjet në hotelet me 5 yje

Xhavara: Planet kombëtare për romët dhe egjiptianët, pa asnjë efekt, mbeten te mbledhjet në hotelet me 5 yje

10:48, 21/11/2023
A+ Aa A-

Z. Brejdon Xhavara, gazetar, aktivist, themelues i “Community Reporters Albania”, ka nënvizuar sot se planet kombëtare të veprimit për romët dhe egjiptianët që paraqet qeveria shqiptare nuk kanë sjellë asnjë lloj progresi për komunitetin rom dhe egjiptian në vend, pavarësisht se duket se politikanë dhe organizata të shoqërisë civile mblidhen herë here dhe i vënë në fokus të diskutimeve apo projekteve.

I ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV nisur nga gjetjet aspak pozitive të Raportit të KE- së për zbatimin në realitet të të drejtave të këtyre pakicave, Xhavara u pyet në veçanti për çështjen e punësimit të tyre në institucionet shtetërore.

Kafe Shqeto: Institucionet tona janë përpjekur të na promovojnë shpesh,  punësimin nga ana e tyre për grupet e margjinalizuara. Sa romë dhe egjiptianë punojnë sot në shtet, qoftë për aftësitë e tyre, qoftë si politikë integruese?

Xhavara: Faleminderit për pyetjen. Numërohen me gishta ose më saktë, punën më të rëndë e bëjnë romët dhe egjiptianët, të cilët merren me pastrimin e qytetit në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në kryeqytet. Gjelbërim – pastrim, por, punët më të rënda dhe më të vështira i kryejnë romët dhe egjiptianët.

Flavio: Po ka me qindra romë dhe egjiptianë të arsimuar...

Xhavara: Patjetër, po fatkeqësisht këto punësime ndodhin vetëm në kuadër të projekteve të organizatave ndërkombëtare, ku mund të punësohen dy persona në katër vite, pra që shërbejnë për të ndihmuar stafin e shoqërisë civile. Dua të shtoj që planet kombëtare të veprimit për romët dhe egjiptianët, për integrimin e tyre në shoqëri bëhen çdo katër vjet dhe nuk ka asnjë lloj progresi për minoritetin.

Pra, edhe vetë Raporti i Bashkimit Evropian citon që këto raporte që realizohen nuk arrijnë të kenë efekt, sepse nuk ka punë të përditshme me komunitetin, janë vetëm takime që ndodhin njëherë në dy vjet, kur mblidhen organizatat e shoqërisë civile në hotele me 5 yje, diskutojnë lidhur me këto probleme dhe aty mbeten, te ajo tavolinë, nuk del jashtë godinës së hotelit.

Ndiqni intervistën e plotë me z. Brejdon Xhavara në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco