VIDEO-SYRI TV/ Çuçi kapet mat nga gazetarët, pranon se vendimi i GJK s’është reflektuar

15:53, 20/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, u vendos në vështirësi, nga pyetjet e gazetarëve, pas seancës plenare, pasi nuk kishte një përgjigje përse mazhoranca nuk lejon hetimin e fluturimeve charter të kryeministrit. Çuçi mohoi krizën e Kuvendit, duke e cilësuar si krizë të PD, ndërsa pranoi se ende Partia Socialiste nuk e ka përjashtuar nga grupi, Arben Ahmetaj, i cili është i shpallur ne kërkim, nga drejtësia.

Nga SYRI TV

Ndërsa mazhoranca shmangi përballjen me opozitën, dhe diskutimet, duke miratuar buxhetin në kohë, rekord, kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi, doli para mediave për të bërë propagandë për buxhetin e parashikuar nga qeveria, por u vendos me shpatulla pas murit, nga pyetjet e gazetarëve.

Cuçi nuk kishte një përgjigje, se përse mazhoranca nuk lejon ngritjen e një komisioni hetimor, për zbardhurat paratë që janë harxhuar për fluturimet charter të kryeministrit Edi Rama.

Por ende pa mbaruar mirë përgjigjen, kreu i grupit parlamentar të PS-, doli bllof, pasi ishte gazetari i Ora News, Isa Myzyraj, i cili u kujtoi se ende nuk ka marrë përgjigje zyrtarisht nga institucionet, për udhëtimet e shefit të qeverisë.

I pyetur për standardet e dyfishta, të Partisë Socialiste në reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtuese, ish-ministri i Brendshëm, sërish nuk kishte një përgjigje bindëse.

Por kreu i grupit parlamentar të PS, pranoi se megjithëse mazhoranca po pengon kërkesën e opozitën, me pretendimin se duhet marrë në konsideratë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ky vendim ende nuk është reflektuar dhe me legjislacionin aktual, ngritja e këtyre komisioneve është detyrim kushtetuese.

Ndërsa Partia Socialiste flet në emër të shqiptarëve, Çuçi u vendos sërish në vështirësi, pasi u pyet se përse mazhoranca nuk ka marrë në shqyrtim nismën e opozitës për vendosjen e minimumit jetik, që është në interes të qytetarëve.

E teksa kryeministri Edi Rama krenohet se Partia Socialiste, i ndan rrugët me përfaqësuesit e saj, që bien ne kthetrat e drejtësisë, Bledi Çuçi pranoi se ende nuk ka një vendim për përjashtimin e Arben Ahmetaj, nga grupi parlamentar i PS, megjithëse është në kërkim ndërkombëtar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco