VIDEO-SYRI TV/ Distancohet gjyqtari Bani: S’mund të jap masë më të rëndë se ajo që kërkon SPAK

15:45, 20/11/2023
A+ Aa A-

Gjyqtari Erion Bani, i cili konfirmoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’për Ilir Beqajn distancohet nga Prokurorët e SPAK, që kërkuan masë të lehtë ndaj ish-ministrit. Gjyqtari Bani është kujdesur të shënoj në vendim se ‘Gjykata nuk mund të caktojë masë më të rëndë se ajo e kërkuar nga Prokurori’, duke ngritur kështu pikëpyetje mbi sjelljen e SPAK. Kujtojmë që gjyqtari Bani në vendimin për zyrtarët e tjerë të arrestuar, i kërkoi Prokurorisë që të hetojë Ilir Beqajn për ‘Korrupsion pasiv’ madje inicioi edhe hetimin e konfliktit të interesit dhe sugjeroi pezullimin e koncesionit.

Nga SYRI TV

Ish ministri Shëndetësisë Ilir Beqaj këtë të hënë është njohur në gjykate më masat e sigurisë Detyrim Paraqitje dhe ndalim I ndaljes jashtë vendit, lidhur me çështjen e sterilizimit, ku ndaj tij rëndon vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës.  

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Seanca u drejtua nga gjyqtari i hetimeve paraprake, Erjon Bani.

I shoqërua nga avokati Ermal Yzeriaj, vetë ish Ministri Ilir Beqja ka refuzuar të flasë përpara gjyqtarit, duke u shprehur se do të flasë herë tjetër.

Ndërkohë në fjalën e tij në përfundim të seancës në GJKKO, Ilir Beqaj, mbrojti këtë koncesion  në parim, por refuzoi të përgjigjej për çështje konkrete

‘Gjyqtari Erjon Bani dy muaj të parë, kur caktoi masën e sigurisë arrest me burg për ish zv Ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, i kërkoi Prokurorëve të SPAK, Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi, që hetimet të shtriheshin edhe tek ish Ministri Ilir Beqaj, për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Pavarësisht sugjerimit të gjyqtari Bani, dy prokurorët Nakuçi dhe Kondili, ndaj ish Ministrit ngritën vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gjyqtari Erion Bani, i cili konfirmoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’për Ilir Beqajn përmes një njoftimi për mediat për vendimin zgjodhi të  distancohet nga Prokurorët e SPAK, që kërkuan masë të lehtë ndaj ish-ministrit.

Gjyqtari Bani është kujdesur të shënoj në vendim se ‘Gjykata nuk mund të caktojë masë më të rëndë se ajo e kërkuar nga Prokurori’, duke ngritur kështu pikëpyetje mbi sjelljen e SPAK.

Ilir Beqaj është nën akuzë për koncencionin e sterilizimit, pasi si ministër shëndetësie nuk pengoi konfliktin e interest mes Ilir Rrapaj dhe sih zv ministrit Klodian Rrjepajt, teksa nuk verifikoi as faturat e fryra të koncensionit.

Ilir Beqaj nuk mori asnjë masë për faktin se në qsut ndodhej një Qendër Sterilizimi, për vënien në punë të së cilës mjaftonte vetëm trajnimi I stafit, e pavarësisht kësaj udhëzoi për vijin e procedurave të koncensionit.

Emaliet mes Rrjepajt dhe Rrapajt dhe Ilir Beqes para miratimit të koncesionit sipas gjykatës faktojnë përcaktimin e fituesit të tenderit, teksa këta zyrtare me biznesmenin Rrapaj kanë kryer disa udhëtime jashtë Shqipërisë, kryesisht në Itali dhe Austri, që përkojnë më kohën e procedurave të tenderit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco