VIDEO/ Vokshi: Kuvendi miratoi buxhetin e pushtetarëve dhe jo buxhetin e qytetarëve

VIDEO/ Vokshi: Kuvendi miratoi buxhetin e pushtetarëve dhe jo buxhetin e qytetarëve

15:23, 20/11/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e orës 15.00 në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi ishte deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Vokshi është shprehur se ky buxhet që ka kaluar në parlament nuk ishte buxheti i qytetarëve por ishte buxheti i pushtetarëve.

"Ai nuk ishte buxheti për qytetarët por ishte buxhet që mendonte për pushtetarë. ai buxhet ishte si ajo tepsia e bakllavës që hanin deputetët e PS para disa ditësh, ai duhet të ishte buxheti i ndihmës për qytetarët dhe ndalimin  eksodit të shqiptarëve.

për të mos e lejuar më këtë vjedhje dhe për ta ndalur korrupsionin dhe monitoruar atë që qeveria e keqpërdor këtë buxhet ne kemi vendosur të bëjmë kërkesën për tetë komisione parlamentare.

Rama kishte urdhëruar refuzimin e komisioneve parlamentare dhe deputetët e opozitës po përjashtohen dhe ndalohen fizikisht të futen në zyrat e tyre. Bardhi e ka paralajmëruar ditën e shtunë se si garda do të ndalte deputetët e opozitash duke pajtuar qindra forca speciale."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco