Berisha: Felaj liroi burrin që ia morën peng banditët! Ulsiu i ka ditët e numëruara, do ta zëvendësojë Xhafaj!

Berisha: Felaj liroi burrin që ia morën peng banditët! Ulsiu i ka ditët e numëruara, do ta zëvendësojë Xhafaj!

09:46, 20/11/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke transmetuar direkt me celularin e tij, rrethimin e deputetëve të opozitës në Kuvend nga dhjetëra  gardistë të urdhëruar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe nën urdhrat e nënkryetares Ermonela Felaj, nuk e ka ndalur asnjë moment denoncimin e tij për secilin prej ministrave të PS-së që vinin rrotull nëpër sallë, 

Në veçanti, Berisha "i zbardhi" portretin, Nënkryetares socialiste të Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila ka punësuar në Prokurorinë e Tiranë të gjithë familjen e saj, bashkëshortin, motrën dhe vellanë me gjithë bashkëshortët e tyre si edhe xhaxhanë e vet.

Berisha: "Ju i shihni, ja aty keni Ermonelën. Katër familjarë të saj ka futur palë në palë në Prokurorinë e Tiranës! 

Këta gardistë që shihni para meje në këmbë, nja 5 prej tyre kanë Fakultetin Juridik, por as nuk ëndërrojnë kurrë të futen në prokurori apo në gjykatë, ku të lenë Felajt, felë për të tjerët. I marrin të gjitha për vete.

Thoni ju po deshët? Edhe ju keni zgjedhës, më mirë t’i thoni asaj të mos çojë 4 familjarë.

Dhe çfarë familjarësh! Kur burrin e saj e morën peng në Urën Vajgurore, se u premtoi banditëve lirimin nga bashkëshortja, ishte prokurore, shkoi kjo dhe e çliroi. 

E di vetë ajo sa pagoi për të liruar burrin. Burri i saj është prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Apo jo Pandeli? Folu shqiptarëve Pandeli.

Ja ku erdhi edhe Ulsiu që i ka ditët e numëruara në ministri. Ja ku erdhi badigardi i Edi Ramës. Ik më mirë para se të heqë ai.

Taulant Bego Yaris nuk ka ardhur akoma se po merret me biografinë e oficerëve të policisë, ndërkohë që kur në Encrochat, del njeriu më i lidhur me të gjitha bandat. Ndërkohë që ka përdorur pasaportën diplomatike për të kaluar 54 herë ngarkesa droge me Edmond Begon, ish-zëvendësin e Aldo Bares, i dënuar me 15 vite burg në Itali.
Ku është ai Ulsi? Ku e ke Taulantin? Se bëni luftë për postin e njëri-tjetrit. Se edhe ti atje do shkosh. Prit Fatmirin se do vijë në post tëndin ose më lart.
Bëj ç’të duash Ulsi, ke marrë fund."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco