VIDEO/ Momenti qesharak i Kryeministrit, Berisha e pikas duke dhënë intervistë: Rama është ky?! Shiheni çfarë frikacaku!

09:15, 20/11/2023
A+ Aa A-

Një moment pikant dhe domethënës në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë e ka pikasur vetë sot, lideri i opozitës, Sali Berisha, ndërkohë që ishte duke dhënë një prononcim për mediat para nisjes së seancës parlamentare, seancës së rëndësishme ku mazhoranca synon të votojë Buxhetin e vitit 2024.

Berisha ishte duke njoftuar mediat se protesta e opozitës ishte një betejë pa kthim në mbrojtje të interesave jetike të Kushtetutës, kur pas shpinës së tij u shfaq makina e Kryeministrit Edi Rama që i drejtohej Kuvendit.

Në atë moment, Berisha e ndali bashkëbisedimin me mediat dhe iu drejtua me ironi, gazetarëve dhe në veçanti, atij të TCH, nëse ishte duke e parë ardhjen e Ramës një orë para se të niste seanca parlamentare: “Kush është ky që kalon tani, më thoni pak?! – i pyeti me ironi, Berisha . - Rama?! Ah, çfarë frikacaku! Shikoni , vjen një orë përpara. Çfarë i thua ti Muhamet, këtij, tani?! Shko bëja një mesazh. I thoni truprojave... Ka frikë... Siç erdhi, do të ikë, do të largohet!" theksoi ai dhe i garantoi mediat se aksioni në parlament o të jetë i fuqishëm "dhe ju do të jeni dëshmitarë të një aksioni, që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në parlament. “/ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco