Opozita në protestë, Rama mbledh socialistët në Kuvend për të miratuar Buxhetin 2024

Opozita në protestë, Rama mbledh socialistët në Kuvend për të miratuar Buxhetin 2024

07:36, 20/11/2023
A+ Aa A-

Ndërkohë që deputetët e opozitës në Kuvend janë duke vazhduar protestën kundër refuzimit nga mazhoranca për të ngritur komisionet hetimore, e drejtë që u buron nga Kushtetuta, Kryeministri Edi Rama dhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhen në Kuvend në orën 10:00 për të miratuar Buxhetin e shtetit të vitit 2024, një nga ligjet më të rëndësishme të vendit.

Në pikën 7 të axhendës së sotme të Kuvendit thuhet: “Projektligj “Për buxhetin e vitit 2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 dhe 158, të Kushtetutës, të nenit 30, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nenet 55, 73-74, 78-82 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).

Vendosmëria e pushtetit për të tejkaluar dhe injoruar çdo nismë dhe aksion të opozitës deri më tani ka ndeshur në rezistencën e vendosur të deputetëve të opozitës në sallën e parlamentit dhe në komisionet parlamentare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco