Kreu i NATO, Stoltenberg, tur vizitash në Kosovë dhe shtetet e rajonit

Kreu i NATO, Stoltenberg, tur vizitash në Kosovë dhe shtetet e rajonit

07:07, 20/11/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot do të vizitojë Kosovën. Sipas njoftimit të publikuar nga NATO, Stoltenberg do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, njofton RTK.

Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR-it dhe do t’ju adresohet trupave.

Stoltenberg do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

Para se të vijë në Kosovë, po sot sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt. Ai do të takohet edhe me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krishto.

Stoltenberg do të vizitojë selinë e NATO-s në Sarajevë dhe do të ketë takime me udhëheqës ushtarakë dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Të martën, sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Beograd. Ai do të ketë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabiq. Stoltenberg do të angazhohet gjithashtu me shkencëtarë serbë të cilët do të prezantojnë teknologjinë e zhvilluar në kontekstin e projekteve të NATO-s Shkenca për Paqe dhe Siguri.

Më vonë atë ditë, Stoltenberg do të udhëtojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për t'u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin, Dimitar Kovaçevski. Sekretari i Përgjithshëm do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

Kurse të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç; Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq; dhe Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco