‘Ilir Beqaj u amnistua’/ Gazetari: Drejtësia standard të dyfishtë me ish-ministrin

‘Ilir Beqaj u amnistua’/ Gazetari: Drejtësia standard të dyfishtë me ish-ministrin

20:32, 18/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Eni Ferhati e cilësoi një amnisti të dytë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” të dhënë nga GJKKO.

I ftuar në emisionin Review, Ferhati tha se në vendimin e zbadhur të GJKKO në muajin gusht kur u dhanë masat e para të sigurisë për sterilizimin, gjykata i kërkoi SPAK që të hetonte më tej për korrupsion për ish-ministrin Beqaj.

Ai shtoi se me “Shpërdorim detyre” Beqaj mund të marrë një dënim tepër të lehtë deri në dy vite burg, në një moment kur GJKKO kërkoi që të hetohet dhe për korrupsion.

Ai shtoi se në rastin e Beqaj është ndjekur një standard i dyfishtë pasi për raste analoge është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”.

“Unë e kam pritur dhe një masë më të rëndë sigurie. Unë e prisja se kam lexuar vendimin e zbardhur. Sot Ilir Beqja akuzohet vetëm për Shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë që gjykata thotë shtriji hetimet për më tej. Ai rrezikon 1 deri në 2 vite burg që është dhe marzhi për këtë vepër penale nisur dhe nga dënimet që kanë marrë dhe ish-zyrtarë të lartë. Për çfarë e shpërdoroi detyrën Ilir Beqaj, për qejf?! E shpërdoroi nga pa dijenia, apo për arsye të tjera?! Llogjika të thotë se e shpërdori për të patur përfitime të mundshme, kur bëhet fjalë për një koncesion me vlera kaq të mëdhaja. Ndaj unë shikoj një amnisti të dytë për zotin Beqaj me këtë procedim penal. Janë vendime të rrala të gjyqtarëve që I thonë SPAK-ut shiko ka vend më tepër, ose ke gabuar për faktet penale”, tha Ferhati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco