Berisha: Mazhoranca nuk i lejon komisionet parlamentare, sepse ne duam të hetojmë Edi Ramën

Berisha: Mazhoranca nuk i lejon komisionet parlamentare, sepse ne duam të hetojmë Edi Ramën

19:22, 18/11/2023
A+ Aa A-

“Mazhoranca nuk i lejon komisionet hetimore parlamentare, sepse deputetët tuaj duan të hetojnë Edi Ramën personalisht”, kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha në takimin me simpatizantë në qyteitn e Lushnjës.

Berisha ndër të tjera shtoi se drejtësia tashmë është vendosur në kontrollin të plotë të një personi.

"Sot drejtësia është vendosur në kontrollin të plotë dhe total të një njeriu.

Ju dëgjuat sot, se kërkoi vendosjen e masës së sigurisë nga Beqjes.

Po çfarë është Beqja thoni ju? Beqja është thjeshtë një vegël e Edi Ramës.

A ju kujtohet ju të gjithëve se kush dilte nga televizioni në televizion me një gërshërë bisht thyer dhe një pincë me një krah.

Nuk dilte Beqja, ai është hajdut, por nuk dilte ai. Nuk dilte asnjë njeri tjetër.

Dilte Edi Rama. Kalonte nga studio në studio dhe ju thoshte ju; ja me se operoheshit.

Nuk është budalla. Ai e dinte se gërshëra me një krah nuk pret, se pinca e thyer nuk kap. Po ai donte të krijonte imazhe të tilla për të mbuluar vjedhjen e tmerrshme të tij me sterilizimin, me të cilat ai rriti jo 1, 3 apo 5 herë, çmimin e sterilizimit. 83 herë u rrit çmimi i sterilizimit, duke marrë në sipërmarrjen e një mjeku, atë që kishte një ndërmarrje muratori, aparaturat ultramoderne të shtetit për sterilizim, lokalet e reja të shtetit për sterilizimin dhe i sterilizonte ato 83 herë me çmim më të lartë.

Me mijëra të sëmurë nuk operoheshin dot më.

Beqja ishte thjeshtë një shërbëtor i Ramës. Rama e shiste ndërmarrjen e tij me pincën e thyer dhe gërshërë. Por Rama qëndron mbi ligjin dhe Kushtetutën.

Po pse nuk lejon komisionet hetimore parlamentare? A e dini ju? Ua them unë.

Ato nuk lejohen sepse Sali Berisha, deputetët përfaqësues tuaj, duan të hetojnë në emrin tuaj Edi Ramën personalisht.

Duan të hetojnë çdo pushtetar, ish-pushtetar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco