Paralajmërimet e Zelenskyt për planet e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit, flasin ekspertët e sigurisë

Paralajmërimet e Zelenskyt për planet e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit, flasin ekspertët e sigurisë

17:52, 17/11/2023
A+ Aa A-

Paralajmërimet e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor ekspertët e sigurisë po i vlerësojnë si të njohura edhe më herët.

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi ka thënë se synimet e Rusisë për destabilizim kanë qenë edhe më herët

Ai ka thënë se Vuçiqi po e luan Putinin e vogël në Ballkan.

“Synimet e Rusisë për destabilizim kanë qenë edhe më herët. Ajo nxit vëmendjen nga Ballkani, edhe pakti i NATO-s, kanë ngritur nivelin e sigurisë dhe koncentrimin e forcave. Vuçiqi po e luan Putinin e vogël në Ballkan edhe ekstremisti Dodik”, ka thënë Ibishi, për RTV Dukagjini.

Ngjashëm vlerëson edhe eksperti i sigurisë, Avenir Peka.

Ai thotë se paralajmërimet e Zelenskyt janë reale dhe bëhet fjalë si¢ thotë ai për aktivitetin e Rusisë në lidhje me Serbinë, tregojnë për një qasje të Serbisë që shkon në kahje të interesave gjeopolitike ruse.

“Nuk besoj që Rusia vetë të ndikojë ushtarakisht në Ballkan sidomos në Kosovë edhe për faktin se Rusia nuk ka asnjë mënyrë praktike të dërgojë trupa ushtarakë në Serbi apo Kosovë. Paralajmërimet e Zelenskyt janë reale, por lidhen me aktivitetin e Rusisë që ne kemi parë, bëhet në lidhje me Serbinë, tregojnë për një qasje të Serbisë që shkon në kahje të interesave gjeopolitike ruse”, ka thënë Peka.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është i interesuar për raporte afatgjate me Kosovën dhe siç thotë ai kjo u dëshmua në takimin e fundit në Bruksel.

“Vuciq nuk është i interesuar për raporte afatgjate me Kosovën, kjo u dëshmua në takimin e fundit në Bruksel, shpiki krizë politike në Serbi vetëm që të shmangte detyrimet e saj. Vuçii shpiki krizë politike në Serbi vetëm që të shmangte detyrimet e saj”, ka theksuar Peka.

Ndryshe, më 15 nëntor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në komentet për mediat afrikane më 15 nëntor se Ukraina ka prova të synimeve të Rusisë për të nisur një luftë midis vendeve të Ballkanit.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. Së pari kemi pasur Lindjen e Mesme – shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, tha Zelensky.

Po ashtu edhe Bashkimi Evropian ndan shqetësimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këtë e ka thënë zëdhënësi i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano, duke iu përgjigjur pyetjes se a e ndan BE-ja shqetësimin e shprehur nga Zelensky se Rusia do të tentojë të provokoj konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Për një kohë të gjatë ne kemi thënë se Rusia po bën përpjekje për të ushtruar ndikim malinj edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra, po, ky është shqetësimi që ne e ndajmë dhe ky nuk është shqetësim i ri, por shqetësim që ka qenë me ne për një kohë. Ne në këtë pikë pajtohemi me presidentin e Ukrainës dhe e dimë që Rusia po bën gjithçka që mundet që të mbjellë pakënaqësi, jo stabilitet politik, ndikim të huaj, manipulim informatash dhe tjera”, ka thënë Peter Stano.

Për këtë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga 19 deri më 22 nëntor do të ketë një turne në Ballkanin Perëndimor, ku fillimisht do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, pastaj Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. /Dukagjini/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco