Berisha: Rama dhe thjeshtra janë të implikuar kokë e këmbë me projektin e Eko Parkut! U vodhën 12 milionë euro!

Berisha: Rama dhe thjeshtra janë të implikuar kokë e këmbë me projektin e Eko Parkut! U vodhën 12 milionë euro!

12:24, 17/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi sot në konferencën e shtypit lidhur me denoncimin e aferës së inceneratorëve se "ne nuk kemi kurrë ndërmend të heqim dorë nga kjo, dhe ju besoj e keni parë se me çfarë intensiteti e kemi trajtuar ne këtë problem në këtë sallë. E garantoj Edi Ramën se sa kohë të jetë kjo parti, nuk do i ndahet kurrë vjedhjes së shekullit, sepse ai është autori kryesor."

Dhe në vazhdim, Berisha kaloi në një tjetër aferë korrupsioni, kësaj radhe edhe familjar kryeministror.

"Sot ne këtu rikthejmë para jush njërën nga çështjet flagrante korruptive, kur Rama dhe thjeshtra janë të implikuar kokë e këmbë. Për dijeninë tuaj, Klodian Zoto dhe thjeshtra, i vjedhin ëndrrën Edi Ramës dhe bëjnë një projekt për Eko Parkun e Porto Romanos, muaj përpara se të zgjohej Rama me sihariqin se në Porto Romano do ndërtojmë një Eko Park.

Për këto dhe të gjithë aferën e turpshme korruptive, ku firma e Ramës nxin në mënyrën më të qartë për çdo shqiptar përveç organizatës kriminale të SKAP-it të partisë, që e ka të ndaluar ta shohë, zoti Eno Bozdo që e ka trajtuar këtë çështje në mënyrë shumë të vendosur dhe të hollësishme, do ju referojë ju tani!

Kjo duhet të jetë sallë gjyqi për Edi Ramën. Se nuk ka SKAP. Se po të kishte organe drejtësie, nuk ka nevojë t’i bëjmë ne.  Në mungesë tyre do bëjmë gjyqin publik. Prokurorin publik, avokatin publik, gjykatësin publik. Jo të shtetit.

Këtë do ta konceptoni në këtë formë. Në mungesë të drejtësisë, se po të ishte drejtësia, nuk është e drejtë që të konsumojmë kohën me këto çështje.

Në mungesë të drejtësisë, në emër të mbrojtjes të interesit publik, kjo sallë do t’i bëjë gjyqin publik Edi Ramës. Ne do paraqesim vetëm dokumente zyrtare dhe gjithçka të bazuar në dokumente zyrtare."

"Ku fluturuan 12 milionë euro? Afera familjare po mbulohet nga SKAP-i i partisë"

Image

"Pra, e shihni, një aferë korruptive si në filma, - tha më tek lideri i opozitës. - Shpall se do të ndërtojë Eko Parkun me iniciativë private. Bëhet tenderi, marrin pjesë katër kompani serioze.

Anulohet tenderi 3 ditë përpara mbylljes së afatit. Anila Denaj për këtë akt korruptiv, meriton të paktën 5 vite burg. Minimumi, shpërblehet dhe bëhet ministër.

Ke pasoja, nuk mund të anulosh tenderin. Pa një shkak ligjor, nuk e bën kurrë.

Anuloi tenderin, katër kompani serioze. Nuk ka rëndësi. Na ra tërmeti, tha. Se na ra tërmeti, një javë deshi kjo punë, sa u anuluan ato, për të kontraktuar pa tender, atë që donin.

A ka abuzim më të madh se kjo? Preteksti i tërmetit. Do të shihni ju pretekstet e tyre si janë. Ky ishte pretekst madhor dhe çdo njeri mendon se tani nuk do u përkushtohen këtyre eko parqeve, por do merren me tërmetin.

Jo, tre ditë më vonë, apo pesë ditë më vonë, lidhet kontrata me negociata të mbyllura, pa tender. Se ishte pazari. Rikthehet pazari pra. Se duhet të ndajnë paratë.

Më falni, 19 milionë euro. Denis Ymeri, një sipërmarrës shumë i fuqishëm, kishte timonin e Stela Gugales, thotë se unë e bëj këtë për 6 milionë. Se ku fluturuan 12 milionë, atë e di Edi Rama. Po, po Denisi e ka marrë për 600 milionë nga 1.9 miliardë që fituan tenderin. 

Se ku shkuan 12 milionë euro, e di Rama që firmosi me keq vendosmëri këtë proces.

Pastaj edhe këtu, natyrisht thashë, thjeshtra e parë e republikës nxori fitimet e saj nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, për mafiozët Zoto dhe Mërtiri, nga paratë e djegësave.

Pra, është një aferë familjare e turpshme, e cila mbulohet nga organizata kriminale SKAP-i i partisë."

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco