Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Erl Murati: Marrëveshja me Melonin, Rama praktikisht po jep një qytet me koncesion

19:31, 16/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Erl Murati i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me marrëveshje për refugjatët që Edi Rama nënshkroi me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Sipas Muratit është i papreceddentë fakti, se forcat e sigurisë shqiptare duhet të marrin leje te autoritetet e kampit, tek autoritet italiane, që të futen në territorin shqiptar.

‘Këtu bëhet fjalë për një marrëveshje të paprecedentë. Këtu praktikisht jep një qytet me koncesion, jep Shqipërinë me koncesion.

Ti përderisa jep ekstraterritorialitet, sepse marrëveshja thotë që autoritetet shqiptare duhet  të marrin leje për tu futur në atë kamp.

Kjo për mua është e paprecedentë, e jashtëzakonshme se forcat e sigurisë shqiptare duhet të marrin leje te autoritetet e kampit, tek autoritet italiane, që të futen në territorin shqiptar.

Për mua ky është një operacion propagandistik nga të dyja anët, si Rama dhe Meloni. I kam ndjekur mediat italiane, dhe ditën e parë u thanë se ministri i Jashtëm dhe ai i Brendshëm italianë nuk ishin në dijeni të kësaj marrëveshje.

Pastaj u tha e kundërta që ministri i Jashtëm kishte marrë pjesë aktive në këtë marrëveshje. Publiku italian njësoj si publiku shqiptar u gjend i papritur para kësaj marrëveshje. Që të implementohet kjo marrëveshje, duhet të ekzistojnë kushtet.

Duhet të ekzistojë qeveria Meloni në pranverën e 2024. Italia ka ndryshuar 56 qeveri që pas Luftës së dytë botërore. Në radhë të parë duhet të jemi të sigurtë që të ketë një stabilitet politik dhe Meloni të jetë në pushtet.

Nëse ne jemi vend që institucionet funksionojnë (që unë dyshoj) që kemi një Gjykatë Kushtetuese sigurisht që do të ngriheshin pikëpyetje mbi këtë marrëveshje’, tha Erl Murati gjatë diskutimit të tij në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco