Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Berisha: S’ka sektor që është shkatërruar më shumë se sa bujqësia! Fermerët janë ata që largohen më shumë

Berisha: S’ka sektor që është shkatërruar më shumë se sa bujqësia! Fermerët janë ata që largohen më shumë

18:38, 15/11/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur te shkatërrimi i sektorëve të ekonomisë shqiptare si pasojë e politikave të dështuara të qeverisë shqiptare, ku sipas tij, sektori i më i shkatërruar është ai i bujqësisë.

Në fjalën e tij të mbylljes së tryezës me specialistë dhe drejtues të departamenteve pranë PD-së, Berisha theksoi se ‘ nuk ka sektor që është shkatërruar më shumë se sa bujqësia, pasi fermerët janë ata që largohen më shumë’.

Berisha: Buxheti që diskutuam, shëndetësinë e le më keq, arsimin edhe më keq. Fermerët, ju diskutuat, nuk besoj të ketë vend në planet, nuk besoj të ketë, që t’i japë nga buxheti 31 milionë euro gjithsej, një sektori ku jetojnë 40 përqind e shqiptarëve. Një sektori që ka një kontribut në prodhimin e brendshëm, 17 gjer në 20 përqind. Një sektori, i cili për kushtet e rrethanat e Shqipërisë, një vend plot ujë me një tokë të cilësisë më të lartë, mund të jetë gjithnjë, një burim i vërtetë mirëqenie për ata që janë, dhe një burim i vërtetë eksporti për vendin. Pra, një levë e fuqishme për ekonominë e vendit.

Ju e thatë dhe unë e ndjek, nuk ka sektor që është shkatërruar më shumë se sa sektori i bujqësisë.

Qindra e qindra milionë euro të investuara nga fermerët, të marra kredi, mund e djersë pune në emigracion, dhe në çdo formë, janë shpërbërë dhe janë zhdukur me shpejtësi të paimagjinueshme.

Në vitin 2013, edhe në vitin 2013, ne ia arritëm të bëheshim eksportues qumështi. Dhe ajo ishte një arritje e madhe në vlerësimin tim. Sot jo që nuk eksportojmë, por përkundrazi mbytemi nga tregu serb, nga qumështi pluhur dhe është zhdukur çdo lloj mbështetje e ndihmë.

Fermerët kanë vetëm një rrugë, falimentim dhe largim. Dhe ata janë që largohen më shumë nga Shqipëria.

Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur një braktisje e tillë. Edhe socializmi ishte marrëzi, një çmenduri, po prapë, kanale e gjëra, para shpenzoheshin në atë marrëzi oruelliane.

Kurse sot, cakton në mënyrën më cinike, 30 milionë euro për fermerin shqiptar. Ik, i thuhet, ik sa më shpejt se nuk ke pse rri këtu.

Njeri i tokës është ai, për njeri toke, ai fiton si njeri toke më shumë në Greqi, Itali, Mal të Zi, Kroaci, kudo që shkon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco