VIDEO/ Mandati i kryebashkiakut të Kuçovës, Nuri: KQZ kundër precedentëve të vet

VIDEO/ Mandati i kryebashkiakut të Kuçovës, Nuri: KQZ kundër precedentëve të vet

17:10, 14/11/2023
A+ Aa A-

Juristi Franc Nuri i ftuar në edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në SYRI TV foli në lidhje me vendimin e Komisionerit  Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit,  për të mos ndërprerë mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës,  Kreshnik Hajdarit. Ai tregon se sot janë drejtuar KQZ me dokumenta provash të cilat u injoruan totalish.

Nuri është shprehur se falsifikimi në formular është vepër penale pasi Hajdari rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Greqi.

Ai bën me dije se pas kësaj do ti drejtohen KAS-it.

“Ajo që ndodhi sot në KQZ është vërtetë revoltuese sepse neve sot në KQZ depozituam edhe një provë që u injorua totalisht. Bëhet fjalë për një vendim të gjykatës së lartë për një rast analog si rasti që ishte sot për tu shqyrtuar për mandatin e kryebashkut të Kuçovës, zotin Hajdari. Instanca më e lartë që gjykon këto çështje ësjtë shprehur mjaftë qartë që mandate të ngjashme mandati duhet ndërprerë për shkak se formulari i dekriminalizimit duhet të ishte plotësuar në mënyrë të rregullt  dhe nuk merret gjykata e lartë me faktin nëse dënimi është i rëndë apo i lehtë por me faktin nëse dënimi i formës së prerë është i deklaruar apo nuk është i deklaruar.

Interpretimi i zotit Celibashi bie ndesh me interpretim që ka bërë më herët gjykata e lartë për një rast analog dhe jo vetëm që bije ndesh me vendimin e gjykatës së lartë që ne sollëm sot si provë por bije ndesh edhe me precedentët e KQZ.

Përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme ne e kemi aty dhe aty konstatohet që zoti Hajdari rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Greqi. Kjo gjë nuk është e deklaruar në formular. Fakti se ka gabuar në plotësimin e formularit me vetëdije i bije që ka shkelur ligjin dhe automatikisht konsiderohet vepër penale.

Ne do ti drejtohemi KAS-it. Do ti ndjekim të gjitha hapat që lejon Kushtetuta e vendit dhe pse jo deri në Strasburg është shprehur avokati Maliqi.”

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco