SYRI TV/ Fshehu dënimin në Greqi, KQZ shpëton kryebashkiakun e Kuçovës

14:28, 14/11/2023
A+ Aa A-

Komisioneri  Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi,  vendosi  të mos ndërpresë mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës,  Kreshnik Hajdarit,  me argumentin se dënimi që  fshehu në formularin e vetëdeklarimit, nuk përbën ndalim në Ligjin e Dekriminalizimit. Seanca u shoqërua me tensione, pasi rivali i tij në garën për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, e kontestoi vendimin e Celibashit. 

Nga SYRI TV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpëtuar një tjetër kryebashkiak socialist nga kthetrat e Ligjit të Dekriminalizimit, duke vendosur mos t’ia ndërpresë mandatin, kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdarit, i cili kishte fshehur  dënimin e marrë në Greqi, vite më parë.

Sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit, në kushtet kur vepra penale e konsumuar nga Hajdari nuk paraqet ndalim për të kandiduar, ai nuk ka pasur detyrim për ta deklaruar në formular. 

Kanë qenë përfaqësuesit e partive politike të opozitës që kanë vënë në dukje, lapsusin e bërë nga Prokuroria, e cila teksa sjell në  vëmendje përgjigjet e autoriteteve greke që Kreshnik Hajdari, ka qenë i ndaluar,  në konkluzionet përfundimtare shprehen se ndaj tij nuk ka pasur masë dëbimi. 

Vendimi i komisionerit Celibashi  u kontestua nga kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi, i cili e  denoncoi  kryebashkiakun e Kuçovës për fshehjen e dënimit  që kishte marrë nga shteti helen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco