Berisha: Kur asgjësohet parlamenti, do të thotë që opozita ka korrur fitoren më të madhe!

Berisha: Kur asgjësohet parlamenti, do të thotë që opozita ka korrur fitoren më të madhe!

13:58, 14/11/2023
A+ Aa A-

Sali Berisha, Kryetar i PD, bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve parlamentare që po detyrohen të bëjnë deputetët e Partisë Socialiste, në kushtet e protestës së kolegëve opozitarë në Kuvend.

"Më vjen keq, - tha Berisha për mediat, - fakti që janë futur në klandestinitet është efekti më i fuqishëm i protestës opozitare. Kur asgjësohet parlamenti dhe shndërrohet në fiktiv, shndërrohet në dixhital, do të thotë që opozita ka korrur fitoren më të madhe, do të thotë që Edi Rama ka dëshmuar se parlamentin është i aftë ta shumëzojë me zero."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco