Bardhi ironizon Bashën: E pashë të vraponte vetëm kur Rama çimentoi kapjen e Gjykatës Kushtetuese

Bardhi ironizon Bashën: E pashë të vraponte vetëm kur Rama çimentoi kapjen e Gjykatës Kushtetuese

13:53, 14/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, foli për mediat pas mbledhjes së grupit.

“Sfida jonë e radhës do jetë seanca dyditore për shqyrtimin e buxhetit të oligarkisë,” tha ai.

“Jemi absolutisht gati për të shkuar në çdo akt, përfshi edhe grevën e urisë, por ditë pas dite do të zbuloni përshkallëzimin e opozitës në parlament. Po e bëjmë këtë betejë se ne duam që parlamenti të funksionojë sipas rregullave të Kushtetutës. Kjo jo si favor ndaj opozitës, por si një e drejtë që deputetët e opozitës e kanë në shërbim të interesit publik,” shtoi Bardhi.

I pyetur se a duhet të bëhet Lulzim Basha, pjesë e frontit opozitar, Bardhi tha: “Qëndrimi im është publik. Kushdo që ndjehet në opozitë me qeverinë e Edi Ramës, do të duhet t’i bashkohet frontit opozitar. Cilindo që nuk ndjehet në opozitë me qeverinë, nuk mund t’i bashkohet frontit opozitar. Këtë pyetje nuk duhet të ma bëni mua, po bëjani zotit Basha nëse ndjehet në opozitë apo nuk ndjehet në opozitë”.

“E kam parë vetëm njëherë të vrapojë në seancë kur Edi Ramës i duheshin votat për të çimentuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Dhe besoj nga ajo ditë ka humbur nga vështrimi. Nuk e kam kërkuar sepse nuk është misioni im të kërkoj të humburit,” tha Bardhi duke ironizuar faktin se Basha nuk duket gjëkundi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco