Berisha: Lulzim Basha është përfundimisht i pakallur në rrafshin politik, e mban Rama si shpif arash!

Berisha: Lulzim Basha është përfundimisht i pakallur në rrafshin politik, e mban Rama si shpif arash!

13:44, 14/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka konsideruar dhe krahasuar me atë të një dordoleci fushe, rolin dhe pozicionin që ka marrë ish-kryetari i partisë Lulzim Basha, i manovruar tashmë nga Kryetari i PS dhe Kryeministri Edi Rama.

Berisha, duke iu përgjgijur pyetjeve të gazetarëve lidhur me Bashën, pas mbledhjes me Grupin parlamentar të PD, tha:

"Unë qëndroj plotësisht te vija e kuqe për Lulzim Bashën. Siç e shihni ju, çdo javë dalin të dhëna të tjera tronditëse. Mos të mendojë kush se hetimi i 4 gazetarëve të BBC është i porositur nga Tirana. Jo, absolutisht!

Por Lulzim Basha është përfundimisht i pakallur në rrafshin politik.

E mban Edi Rama si shpif arash. E di se çfarë është shpifa e arave?! Ta tregoj unë! Kur fillon të piqet misri ose gruri, vërshojnë zogjtë dhe sorrat për t’u ushqyer. Atëherë fermerët marrin e bëjnë një dordolec, që shpendët të mendojnë se është një njeri. E përdor Rama në kuptimin figurativ."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco