Çerdhja e Kamzës 4 ditë mbyllur, analiza për fëmijët dhe stafin, Zv.kryetarja: S'kemi asgjë për fshehur!

Çerdhja e Kamzës 4 ditë mbyllur, analiza për fëmijët dhe stafin, Zv.kryetarja: S'kemi asgjë për fshehur!

11:39, 14/11/2023
A+ Aa A-

SYRI TV ka qenë televizioni i parë që ka bërë publik sot, mbylljen prej katër ditësh të çerdhes nr. 2 "Diell" në bashkinë e  Kamzës dhe faktin që 20 fëmijëve të vegjël të moshës 2-3 vjeç si edhe personelit të çerdhes u janë bërë analizat për të parë nëse janë infektuar nga salmonela.

Sipas burimeve zyrtare të bashkisë së Kamzës, vetëm një fëmijë ka rezultuar me salmonelë dhe me shumë mundësi, të mbartur nga jashtë, jo nga ushqimi i çerdhes, por gjendja shëndetësore e të gjithëve rezulton shumë e mirë, nisur nga informacionet e marra nga analizat... Instituti i Higjienës... qendra spitalore “Nënë Tereza”... dhe prindërit vetë.

Gazetarja e SYRI TV kontaktoi direkt me Zv.Kryetaren e bashkisë së Kamzës, znj. Eralda Çerpja për të mësuar  të vërtetën, pse ky institucion arsimor është ende i mbyllur prej katër ditësh.  

Siç mund të shihet në vijim, publikimi i rastit nuk është pëlqyer nga zyrtarja, pasi të gjitha sipas saj ishin në rregull pas dezinfektimit dhe Kamza duhet të ndihet me fat që ka një çerdhe të tillë bashkëkohore më në fund.

Por, zyrtarja harroi se cili është misioni i medias dhe se përvoja kishte treguar se pikërisht nga atje ku dukej sikur nuk kishte asgjë për t’u shënuar, janë mbuluar raste traumatike si në rastin e fëmijës që iu thye këmba në kopsht e që përjetoi dhunë e vuajtje.  

Gjatë intervistës u vërejt se ndërsa pyetjet e gazetares Fiona Çela ishin të fokusuara vetëm në çështjen në fjalë, vetëm në detajet e mbylljes së institucionit, të helmimit të mundshëm dhe të masave, Zv.Kryetarja e kryebashkiakut Rakip Suli  përpiqej të fuste edhe shprehi të dobëta propagandistike qeveritare, duke dëshmuar qartë se e kishin detyruar të dilte para medias për atë “normalitet” që kishte çuar në mbylljen e një çerdheje prej 4 ditësh dhe nuk dihej sa do të vazhdonte.  

Një pjesë nga intervista:

SYRI TV: Zv.kryetarja e bashkisë së Kamzës:Çfarë masah janë marrë për këtë situatë?

Çerpja: Janë njoftuar prindërit që çerdhja do të qëndrojë e mbyllur. Ditën e sotme do të vijë sërish Instituti i Higjienës për të bërë një kontroll në çerdhja i ka ambientet gati për të rifilluar ardhja e fëmijëve. Unë ju ftoj të shikoni edhe ambientet e çerdhes, ku fëmijët qëndrojnë dhe zhvillonin mësimin. Ndërkohë, është fat për bashkinë Kamzës që pas 30 vjetësh, ka një çerdhe (në fakt janë pesë të tilla) por ka një çerdhe dhe ju ftoj të shikojmë edhe kushtet. Është diçka që dua ta përcjell.

SYRI TV: Ju e mohoni që fëmijët të jenë helmuar në çerdhe?

Çerpja: Jo e mohojmë ne, pasi kemi komunikuar edhe me qendrën spitalore “Nënë Tereza”, ku kemi marrë informacion sa i përket rastit të fëmijës. Kemi marrë dijeni që fëmija e ka pasur të mbartur; në dijeninë tonë fëmijë ka dhe një baxho dhe duke qenë se imuniteti i tij është i dobët, është edhe izoluar. Kemi mbajtur kontaktet të herëpashershme me prindërit, ku nuk paraqet probleme shëndetësore dhe fëmija është në gjendje shumë të mirë.   

SYRI TV: Pra, nuk është helmuar në çerdhe, thoni ju?

Çerpja: Kështu thonë analizat, instituti i Higjienës, qendra spitalore “Nënë Tereza”. Ne nuk jemi kompetentë për të thënë që nuk është helmuar në çerdhe, por instancat na përcjellin se nuk ka ndodhur në çerdhe.

SYRI TV: Si ka qenë reagimi i prindërve në tërësi?

Çerpja: Me prindërit kemi komunikuar me të gjithë. Fëmijët janë shumë mirë, janë në gjendje shëndetësore shumë të mirë. Mezi presin të hapet çerdhja pasi këtu iu afrohen kushtet më bashkëkohore dhe prindërit janë shumë të lumtur kur sjellin fëmijët këtu në një ambient kaq të sigurt dhe familjar për to.

SYRI TV: Pse nuk ka funksionuar çerdhja prej 4 ditësh përderisa fëmijët nuk janë helmuar në këtë institucion dhe janë shumë mirë?

Çerpja: Janë marrë masat e nevojshme si dezinfektimi i çerdhes, janë ribërë edhe njëherë të gjitha koprakulturat e fëmijëve që kanë në çerdhe për të ditur nëse pjesa tjetër është infektuar apo jo, janë marrë koprakulturat e stafit duke filluar nga drejtoresha, punonjësja sociale, infermierja, pasi çerdhja ka dhe infermiere dhe çdo ditë ka paraqitur gjendjen shëndetësore të fëmijëve. Gjatë kësaj kohe është mbajtur kontakt i vazhdueshëm me secilin nga prindërit, gjë që mund ta bëjmë, komunikimin edhe me prindërit, pyesni dhe prindërit që fëmijët janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë fëmijë që është keq.

SYRI TV: A janë marrë mostrat e ushqimit dhe të ujit?

Çerpja: Mostrat e ushqimit mbahen çdo ditë, çerdhja ka dhe teknologe, ju ftoj të shkojmë edhe në kuzhinën e çerdhes edhe sesi funksionon. Kështu që ne nuk kemi asgjë për të fshehur, bashkia Kamëz është e hapur për t’u sqaruar kundrejt çdo lloj pyetjeje, madje do të kishim dashur të mos vinit në këtë lloj forme, por të na komunikonit...

SYRI TV: Ne raportuam sepse po të kishte diçka për t’u fshehur, ngjarja duhet të bëhej publike dhe ne bëjmë detyrën tonë.../ar.sh/SYRI.NET

Çerdhja e mbyllur prej salmonelës, bashkia e Kamzës reagon e detyruar nga denoncimi i SYRI TV

VIDEO/ Kamëz, helmohen nga ushqimi 20 fëmijë të çerdhes, 2 ministri dhe bashkia fshehin ngjarjen

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco