Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Çerdhja e mbyllur prej salmonelës, bashkia e Kamzës reagon e detyruar nga denoncimi i SYRI TV

Çerdhja e mbyllur prej salmonelës, bashkia e Kamzës reagon e detyruar nga denoncimi i SYRI TV

10:53, 14/11/2023
A+ Aa A-

Pasi SYRI TV bëri publik faktin se 20 fëmijë të vegjël të moshës 2-3 vjeç të çerdhes nr. 2 në Kamzë janë helmuar nga ushqimi për shkak të pranisë së salmonelës, është detyruar të reagojë bashkia e Kamzës nëpërmjet zyrtareve të saj.

Gazetarja Fiona Çela kontaktoi me znj. Vilma Plaku, drejtoreshë e Arsimit në bashkinë e Kamzës dhe znj. Eralda Çerpja, Zv.kryetare e bashkisë së Kamzës, të cilat e shpjeguan situatën.

Plaku tha se “ është referuar rasti i një fëmije me salmonelë nga Drejtoria e Shëndetit Publik dhe pas këtij rasti, Drejtoria ka ardhur dhe ka bërë inspektimet e saj, janë marrë të gjitha koprakulturat e fëmijëve të tjerë dhe nuk ka ka apsur rast tjetër pozitiv. Pra, rasti është i izoluar. Në kushte të tilla ëhstë bërë edhe dezinfektimi i çerdhes dhe ëhstë lënë një afat i caktuar për rifillimin e punës.”

SYRI TV: Pra, është vetëm një fëmijë?

Plaku: Vetëm një fëmijë, po.

Syri TV: Është vërtetuar që është helmuar në këtë çerdhe?

Plaku: Jo, nuk është vërtetuar, pasi nga kontaktet që ne kemi pasur me prindërit, mjeku që e ka ndjekur fëmijën  në spitalin “Nënë Tereza” dhe e ka referuar rastin në Drejtorinë e Shëndetit Publik, ka thënë se mund të jetë i mbartur si rast dhe për shkak se fëmija ka qënë me një imunitet për shkak të virozëve, ka sjellë shqetësime tek fëmija.

SYRI TV: Kjo situatë ka ndodhur para katër ditësh. Çfarë ka ndodhur em fëmijët, pasi çerdhja ka qënë e mbyllur?

Plaku: Janë njoftuar prindërit që do të bëhet dezinfektimi i çerdhes dhe do të rikthehen sapo ambienti të jetë i përshtatshëm për rifillimin e mësimit.

Çerdhja e Kamzës 4 ditë mbyllur, analiza për fëmijët dhe stafin, Zv.kryetarja: S'kemi asgjë për fshehur!

VIDEO/ Kamëz, helmohen nga ushqimi 20 fëmijë të çerdhes, 2 ministri dhe bashkia fshehin ngjarjen

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco