Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Xhaferri: Eksodi dhe aksioni opozitar, betejën tonë e zgjerojmë edhe në rrafshin ndërkombëtar!

Xhaferri: Eksodi dhe aksioni opozitar, betejën tonë e zgjerojmë edhe në rrafshin ndërkombëtar!

10:47, 14/11/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Pas një eksperience në takimet e Forumit të Lirisë, të mbajtur në Romës, pjesë e të cilit ishin të rinj nga forumet rinore nga mbarë Evropa dhe përfaqësues të qeverisë Italinë, të cilëve u ekspozova realitetin në Shqipëri përtej propagandës, tashmë është koha për një tjetër mision këtë herë në Gjermani, një aleat serioz në fushën e integrimit. 

Në kuadër të një turi tre ditor që do zhvilloj në Berlin, pritet të kem një seri takimesh të rëndësishme në Bundestag, në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, në Zyrën Federalë të Jashtme, departamenti i Ballkanit dhe në CDU. 

Përgjatë këtyre takimeve që do kenë në fokus rininë dhe domosdoshmërinë e aktivizimit të saj në politikë, do të ndalem edhe tek problemet me të cilat po has sot Shqipëria në procesin e integrimit, që nisin me krimin, korrupsionin, eksodin masiv dhe tentativave të qeverisë për të vrarë opozitën reale në Shqipëri.

Do shfrytëzoj rastin për të folur për rezistencën dhe aksionin opozitar, si të vetmet mjete që kanë mbetur për të bllokuar kapjen totale të shtetit nga një pushtet, që bazohet mbi tjetërsimin e votës. 

Deputetëve gjermanë do t'u bëj edhe një skaner të paktit okult Rama --Meloni, që synon t'a kthejë Shqipërinë në depo të tepricave të emigrantëve, duke vendosur një standard të rrezikshëm që mund të ndikojë në politikat e azilit për mbarë BE. 

Ky precedent po vendoset nga një Kryeministër që në një dekadë në pushtet ka larguar nga vendi 1 milionë shqiptar, shumë prej të cilëve kanë zgjedhur pikërisht Gjermaninë për t'u vendosur. 

Në këto takime do diskutojmë për rininë, asetin tonë më të madh dhe vizionin tonë që këtë aset ta kemi në shërbim të atdheut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco