‘Drejtësia po përdoret politikisht me Berishën’/ Juristi: Duhej dërguar nga SPAK një njoftim te Kuvendi

‘Drejtësia po përdoret politikisht me Berishën’/ Juristi: Duhej dërguar nga SPAK një njoftim te Kuvendi

22:00, 13/11/2023
A+ Aa A-

Juristi Sokol Hazizaj u shpreh se qysh kur u thirr kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha për dyshimet, kjo i kapërceu caqet nga SPAK-u dhe GJKKO, duke u përdorur politikisht.

I ftuar në ‘Drejt’, Hazizaj shtoi se nuk duhej autorizim nga Kuvendi në këtë rast, por duhej një njoftim në kuvend sepse ai punon si deputet në Kuvend.

Hazizaj: Qysh kur u thirr Berisha për dyshimet, mendoj se kjo i kapërceu caqet nga SPAK-u dhe GJKKO dhe u bë një çështje politike. mundet që nesër kjo strukturë mund të përdoret nga kahu tjetër politik me një vullnet të mirë për të bërë drejtësi në vend.

Në rastin e Berishës po përdoret kjo strukturë, duke mos e lënë të bëhej ajo që duhej. Nuk duhej autorizim nga Kuvendi, por duhej një njoftim në kuvend sepse ai punon. Berisha është edhe në diskutim edhe për kreun e partisë. Njoftimi dukej çuar në Kuvend dhe kryetarja e Kuvendit dhe mund ta përcakton nëse duhej autorizim apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco