Berisha: Gazment Bardhi dhe të gjithë deputetët janë në aksion, frymëzues të këtij mesazhi për opozitën shqiptare!

Berisha: Gazment Bardhi dhe të gjithë deputetët janë në aksion, frymëzues të këtij mesazhi për opozitën shqiptare!

14:40, 13/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ka shpjeguar sot mediave nevojën e aksionit më të fundit opozitar dhe qëllimin e tij, aksion i nisur nga deputetët e PD-së në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Duke dalë nga Kryesia e Kuvendit, Berisha tha ndër të tjera:

Pyetje: Z. Berisha, ju keni nisur një aksion ‘opozita në aksion’ thoni ju, në qytete të vendit. Edhe Rama ka njoftuar një zbritje në bazë. Pse po i merrni masat për të komunikuar kështu me publikun kur keni mundësi nga foltorja e parlamentit nga komisionet parlamentare, në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë alternativën e opozitës si një qeveri gati për të marrë drejtimin e vendit.

Sali Berisha: Një opozitë të cilës i mohohen të drejtat parlamentare të Kushtetutës, të drejta që kushtetuta jo si një privilegj personal, por ua njeh si përfaqësim i qytetarëve opozitarë, atëherë opozita dhe populli opozitar ka detyrën imediate absolute, të rivendosjes së të drejtave kushtetuese. 

Pyetje: Për takimet "Opozita në aksion", a jeni konsultuar me Gazment Bardhin, sepse ne nuk kemi parë në Durrës, deputetët që e mbështetin atë? 

Sali Berisha: Takimet janë të hapura për çdo deputet. Janë të mirëseardhur. Natyrisht të jem i hapur, të jemi realist, janë takime të kryetarit të PD-së direkt me elektoratin për të dhënë mesazhin opozita në veprim. Gazment Bardhi dhe të gjithë deputetët janë në aksion, janë në veprim, janë frymëzues të këtij mesazhi për opozitën shqiptare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco