'I tmerruar nga abuzimet me pushtetin, Rama e di se komisionet hetimore do t'ia nxjerrin të palarat'

'I tmerruar nga abuzimet me pushtetin, Rama e di se komisionet hetimore do t'ia nxjerrin të palarat'

14:32, 13/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, u prononcua për mediat sot në dalje nga Kryesia e Kuvendit, ku mazhoranca i refuzon opozitës çdo angazhim politik, përfshirë tani edhe pjesëmarrjen e saj në komisionet parlamentare.

Berisha tha se "Parlamenti sot ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm i opozitës që mbron kushtetutën. Të tjerët zhduken si minjtë. Gjer në rivendosjen e plotë të të drejtave kushtetuese të përfaqësuesve të popullit opozitar në parlament. Edi Rama bën luftë tani me Kushtetutën, bën luftë me popullin opozitar. Shkelmon mbi të drejtat e popullit opozitar. I tmerruar nga abuzimet me pushtetin e tij, e di se Komisionet Hetimore Parlamentare do t'i nxjerrin atij të gjitha të palarat, vendimet antiligjore, antikushtetuese, të gjitha aktet e tij dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin dhe të shkojë në punë të vet. 

Pyetje: Si do të vijojë aksioni?

Sali Berisha: Aksioni është shumë transparent, do të jeni ju të parët që do ta mësoni. Pra faktikisht parlamenti ekziston si ndërtesë sot, dhe opozitar që mbron parlamentarizmin. Këto dy gjëra ka. Pjesa tjetër, parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm i opozitës që mbron kushtetutën. Të tjerët zhduken si minjtë, prapa digjitalëve." 

"Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit, nuk do të njihet nga opozita"

Pyetje: A i keni numrat e deputetëve për grevë urie?

Sali Berisha: Absolutisht që nesër janë të gatshëm, por greva e urisë dhe çdo akt tjetër do të merret në kohën e duhur. Ju e patë që është nisur një konsultë me qytetarët, opozita në aksion. Gatishmëria e qytetarëve është e jashtëzakonshme.

Pyetje: Pavarësisht aksionit tuaj, ligjet janë miratuar. Edhe në komisionet parlamentare po vijojnë diskutimet, megjithëse online. A do të lejoni ju votimi i buxhetit të 2024 dhe nëse kalon, a është ky një dështim i aksionit?

Sali Berisha: Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit, nuk do të njihet nga opozita. Ju i patë si i kaluan, në 15 minuta 7 ligje dhe të shqyrtuara në kundërshtim me ligjin, pa mbledhje komisionesh, të futur pas tavolinave, karrigeve online, të cilën ligji e ndalon përveç se në gjendjen e jashtëzakonshme, pra luftë ose epidemi. Kështu që, kjo nëse ngushëllon veten Rama dhe e quan këtë veprimtari klandestine si të paligjshme, le ta ngushëllojë. Por e vërteta është se kjo është veprimtari e turpshme dhe e paligjshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco