Bardhi pas mbledhjes së Grupit të PD: Mazhoranca po na detyron të shkojmë në akte ekstreme, opozita është bashkë...

Bardhi pas mbledhjes së Grupit të PD: Mazhoranca po na detyron të shkojmë në akte ekstreme, opozita është bashkë...

14:28, 13/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë shtypi pas mbledhjes se opozitës.

Ai e vuri theksin në deklaraten e tij se tashmë opozita është bashkë si jashtë edhe brenda parlamentit.

Kreu i grupit parlamentar i PD Gazment Bardhi, pas mbledhjes së grupit, deklaroi para gazetarëve se nuk tërhiqen nga vendimi për të mos lejuar që mazhoranca të zhvillojë seancë normale në Kuvend.

Sipas tij, kjo do të ndodhë vetëm kur shumica të respektojë ligjin sipas tij dhe të pranojë ngritjen e Komisioneve Parlamentare. Ai tha se opozita tashmë është bashkë, dhe se mazhoranca po i nxit që të shkojnë drejt akteve ekstreme.

“Sot kemi diskutuar mbi situatën jo normale ku është përfshirë Kuvendi për shkak të sjelljes antikushtetuese të mazhorancës. Jemi të vendosur për të vijuar aksionin demokrati brenda Kuvendit për t’i pamundësuar punën normale mazhorancës. Mazhoranca duhet të tërhiqet nga shkelja e ligjit. Nuk kërkojmë favore prej tyre, por respektim të kushtetutës. Po na nxisin të shkojmë drejt akteve ekstreme. Opozita tashmë është bashkë.

Qoftë në Surrel, qoftë te vila e Nikollës ata mund të mblidhen dhe të votojnë, por kjo është në shkelje të rregullores. Mbledhja online është në shkelje, është dështim i shtetit ligjor”, tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco