Skandali i Veliajt me thjeshtrën e Edi Ramës/ Berisha: SKAP-i i partisë nuk i hetoi dokumentet e dorëzuara

Skandali i Veliajt me thjeshtrën e Edi Ramës/ Berisha: SKAP-i i partisë nuk i hetoi dokumentet e dorëzuara

12:22, 13/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, denoncoi sot dy fakte, së pari, përftimet financiare nga fondet publike të  Rea Xhillarit, vajzës së bashkëshortes së Kryeministrit Edi Rama, por edhe edhe faktin se pikërisht pse Xhillari është thjeshtra e Ramës, SPAK-u i ka manipuluar dokumentet zyrtare për të mos ndërmarrë asnjë hetim për këtë rast. 

Në deklaratën për shtyp, Berisha ndër të tjera tha: ""Me pak fjalë, po flasim për mospagimin e tarifës së depozitimit të dherave në landfillin e Sharrës. Në rastin konkret bëhet fjalë për dherat e kullës private, e cila i ka zënë frymën kullës së Sahatit dhe xhamisë ‘Ethem Beu’.

Kjo është kulla, e cila është projektuar nga famozja 51EN4E, ku punon Thjeshtra e Parë e Shqipërisë, Rea Xhillari, vajza e familjes Rama.

Të gjitha këto i janë dorëzuar SKAP-it të partisë, por SKAP-i i partisë si një organizatë e vërtetë kriminale, fsheh, manipulon dokumente zyrtare, të cilat implikojnë deri në palcë Erion Veliajn, Edi Ramën, organizatën kriminale të djegësave në Shqipëri.

SKAP-i i partisë, gjithashtu në heshtje, po lejon rikthimin apo rimarrjen e djegësit të Tiranës nga grupi mafioz Presezzi-Lopa, të cilët pretendojnë se kanë gjetur 100 milionë dollarë, sipas burimeve afër tyre, paratë e Pasdaranit të Iranit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco