Marrëveshja Rama-Meloni, Ervin Goci: Një kapriço që po kalon pritshmëritë normative që ka Europa

Marrëveshja Rama-Meloni, Ervin Goci: Një kapriço që po kalon pritshmëritë normative që ka Europa

09:15, 13/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaruan në një konferencë të përbashkët për shtyp të hënën se mijëra refugjatë që zbarkojnë në brigjet italiane do të strehohen në Shqipëri, në pritje të trajtimit të aplikimit të tyre për azil.

Të dy kryeministrat pozuan para kamerave duke firmosur një marrëveshje, që ndonëse shkaktoi një ortek reagimesh në Shqipëri, vazhdon të mbetet e panjohur për opinionin publik.

Petagogu Ervin Goci, i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se nuk ka besim te kjo rrugë që po ndiqet pasi është një kapriço që po kalon pritshmëritë normative që ka Europa dhe jemi në një devijancë që është e pappranueshme.

Deklarata e tij:

Flavio: Miliona euro në investime publike e miliarda në propagandë, megjithatë gjithçka dështon tek imitimi i parë që në sytë e Europës Rama po shihet si bashkëpunëtor në krim?

Ervin Goci: ‘Unë nuk dal dot nga kostumi i petagogut, kështu që më duhet të fla spak edhe në mënyrë kritike dhe të plotë. Unë nuk jam 1000% i sigurt nëse këtu flasim për një faimënt komunikimi sepse për ta thënë këtë duen bëë disa studime, duhen parë zhvilimet.

E sigurt është që skeçe për kryeministren tonë në Itali nuk ishin bërë më përpara, një monolog satirik nuk mbaj mend të jetë bërë më para.

 Në një tjetër kuptim, kjo tregon mënyrën se si bëjnë politikë të dy poitikanët në dy brigjet e Adriatikut apo Jonit e cila është një miks apo përzierje që krijon goxha zhurmë.

Kur dëgjoj dekarata e Melonit për Italinë janë njësoj me ato të Ramës, por ne e kemi kodin shumë herë më ekspresiv sepse nuk i kemi krijuar ato mënyra që nëse del kryeministri me dajre ne nuk vjellin të nesërmen, por e marim me gjysmë shakaje, ndërkohë që në Itali kjo lloj mënyre dhe ato dalje në bregdetin e Shqipërisë në Itali është konsideruar absurde dhe si një kod komunikimi që nuk është normale.

Jemi përballë dy fuqive, njëra e komunikimit dhe tjetra e institucioneve ku fuqia e komunikimit kërkon të mundë atë të institucioneve.

Kjo është një problematikë e cila do të thoja që ka nisur prej një periudhe 30-40 vjeçare. Pra tendenca e reja të komunikimit çon te kjo gjëja dhe  këta e dijnë shumë mirë se po ti fusin në këto hallka institucionale ata nglein që ditën e parë të leksionit.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco