SYRI TV/ Konfirmohet dënimi i Kreshnik Hajdarit nga institucionet në Greqi

17:49, 12/11/2023
A+ Aa A-

Autoritetet greke kanë konfirmuar dënimin e kryebashkiakut socialist të Kuçovës Kreshnik Hajdarit me 4 muaj burg. Ai u gjobit dhe u dëbua nga shteti Helen në fund të viteve ’90 ndërsa gënjeu dy herë në formularin e dekriminalizimit, kur kandidoi për kryetar bashkie. Hajdari është një nga kryebashkiakët më të akuzuar për korrupsion, abuzim me tenderat apo krime zgjedhor. Mes 7 kallëzimeve, ai po hetohet edhe nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa KQZ ka njoftuar mbajtjen e një mbledhjeje të martën për të marrë një vendim mbi materialet e mbërritura nga Prokuroria e Posaçme.

SYRI TV

Kreshnik Hajdari në dy palë zgjedhje ku kandidoi dhe mori drejtimin e Bashkisë së Kuçovës, fshehu dënimin e tij me 4 muaj burg dhënë nga Gjykata e Janinës. Syri Televizion mëson se ka mbërritur në Shqipëri përgjigja e autoriteteve greke për letërporosinë e dërguar ndaj tyre. Përkundër mos deklarimit në formularin e dekriminalizimit, informacioni i ardhur nga Greqia fakton kallëzimin e 120 banorëve të Sinecit të Kuçovës se kryebashkiaku i tyre kishte gënjyer në përgjigje të pyetjes nëse ishte dënuar ndonjëherë. Kjo është përgjigja e palës greke që thekson se Kreshnik Hajdarui është dënuar me vendim të formës së prerë Nr. 3286/23-6-1999, nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë, për veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 4 muaj burg. Më tej në vendimin e gjykatës, thuhet se pezullon në një kohë të pacaktuar dënimin me burg duke e gjobitur me 1500 dhrami si dhe duke urdhëruar dëbimin e menjëhershëm nga shteti helen. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ndërkohë ka njoftuar se të martën e 14 nëntorit, do të zhvillohet një mbledhje publike, pasi ka mbërritur pranë saj dosja e Prokurorisë së Përgjithshme, ku ndër të tjera janë edhe informacionet e ardhura nga pala greke. Në këtë mbledhje, pritet të ketë një qëndrim mbi lejimin ose jo të ushtrimit të detyrës nga Hajdari. Vetë kryebashkiaku socialist, në përgjigje ndaj akuzave, ka deklaruar më herët se nuk ka patur dijeni, por shton se edhe sikur të ketë patur, nuk do përbënte pengesë për të kandiduar, pasi është çështje administrative dhe nuk përbën element të deklarimit të detyrueshëm. Por kjo hidhet poshtë së pari nga KQZ, i cili në njoftimin e mbledhjes bën me dije se Kreshnik Hajdari ishte i pranishëm në shpalljen e vendimit për denimin e tij. (SHOQËROHET ME PARAGRAFIN E KQZ)

Së dyti, sa i përket llojit të çështjes, vlen të merret në konsideratë çfarë parashikon ligji dhe precedentët e mëhershëm të shkarkimit të të paktën dy kryebashkiakëve më herët. Neni 190 për falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve në, në paragrafin një dhe dy të tij, thekson:

FOTO E NENIT SHOQËRON TEKSTIN POSHTË:

“Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organe shtetërore, dënohet me burg nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në pesë vjet”.

Sa i përket precedentëve, janë të paktën 3 të ngjashëm, përjkatësisht shkarkimi I ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rosghit, dorëheqja e imponuar e të sapozgjedhurit në Shkodër Valdrin Pjetrit dhe dënimi I kryebashkiakut tëe Mallakastrës Qerim Ismailaj në shkallën e parë antikorrupsion. Ndërtimi nga ana Bashkisë së Kuçovës dhe kompanisë “Salillari” i një Ujësjellësi në kanionin e lumit Sinec, ka bërë që prokuroria e posaçme SPAK, të nisë hetimet. Dy muaj më vonë kandidati i kolaicionit bashkë fitojmë për Kuçovën Lefter Maliqi kallëzoi në SPAK Hajdarin, teksa ndaj tij janë të paktën 7 kallëzime pranë autoriteteve të drejtësisë. Tashmë ai po hetohet nga Prokuroria e Posaçme përveç të tjerave edhe për krime zgjedhore, ku opozita denoncoi publikisht disa shkelje e paregullsi në fushatë, procesin e votimit por edhe të numërimit apo administrimit të votave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco