Juristi Eduart Halimi: Juridikisht Berisha ka të drejtë të mos në shkojë gjykatë. SPAK duhet të kërkonte leje në Parlament

Juristi Eduart Halimi: Juridikisht Berisha ka të drejtë të mos në shkojë gjykatë. SPAK duhet të kërkonte leje në Parlament

17:50, 11/11/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, foli për dosjen ‘Partizani’ ku ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion nga SPAK.

Pyetjes se çfarë parashikon ligji nëse Berisha nuk paraqitet në gjykatë, ish-ministri shpjegoi juridikisht se i hetuari nuk është i detyruar të paraqitet, por mund të dërgojë avokatët e tij. Këtë shpjegim e lidhi me paketë e të drejtave ku prevalon e drejta e heshtjes.

Pjesë nga intervista:

Çfarë parashikon ligji nëse Berisha nuk paraqitet në gjykatë?

Halimi: Ka një dallim mes të drejtave të dëshmitarit dhe personit që është nën hetim. Dëshmitari është i detyruar të paraqitet dhe të japë shpjegime. Ndërkohë, i dyshuari, i hetuari nuk e ka detyrim të paraqitet. Pra prevalon e drejta e heshtjes. ‘nuk dua të shkoj, shkojnë avokatët’, këtu s’ka asnjë penalitet. Në rast të dëshmitarit duhet të paraqitesh. Ky është statusi. Edhe nëse është i burgosur thotë ‘dua të rri në qeli dhe s’dua të paraqitem’. Kjo është paketa e të drejtave.

Berisha përballë SPAK dhe drejtësisë…

Berisha ka një ekip të mirë avokatësh të cilët e kanë kuptuar rëndësinë  e trajtimit të një rasti të tillë. Kur ka hetime, nuk janë raste rutinore, as proceduarat po ashtu. Kemi rastet e Trump, Sarchozi etj. Janë raste që avokatët kanë bërë një punë voluminoze për të parë procedurat. Rasti i ndërmarrjes së një mase sigurimi ndaj një ish-kryeministri, duhet parë masa e sigurimit nëse është në përputhje me Kushtetutën. Pra, avokatët kanë parë dhe raste të politikanëve të tjerë dhe diskutimet parlamentare për reduktimin e imunitetit. Imuniteti i deputetit s’ka të bëjë me zhguallin për tu mbrojtur me hetimin. Imuniteti dhe liria nuk duhet kufizuar vetëm në qasje heqje lirie, arrest me burg apo jo, por me ushtrimin e lirisë parlamentare. Për deputetin liria… ky është koncepti i shprehjes.

A ka shkelje të Kushtetutës?

Nëse kufizohet liria duhet thënë që duhet të paraqitesh çdo të hënë në prokurori’, asgjë nuk i kushtonte SPAK-ut të merrte autorizimin, se 71 vota. Kjo mund të gjendjet të ekspertët e evropian në vitin 2012 kur është diskutuar reduktimi i imunitetetit. PD në atë kohë thoshte të hiqeshin tërësisht, ndërsa PS e kundërshtonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco