Kancelari Scholz: Duam të ngremë edhe ne qendra refugjatësh në Shqipëri

Kancelari Scholz: Duam të ngremë edhe ne qendra refugjatësh në Shqipëri

16:14, 11/11/2023
A+ Aa A-

Edhe Gjermania është e interesuar për ngritjen e qendrave të azilit në Shqipëri, duke ndjekur modelin italian.

Kështu ka deklaruar kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një kongresi të socialistëve europianë në Spanjë.

Sipas gazetës gjermane, Welt, kancelari tha se është i hapu ndaj planeve italiane për ngritjen e qendrave të refugjatëve në Shqipëri.

Scholz vuri në dukje se Shqipëria është një vend kandidat për anëtarësim në BE. “Në këtë aspekt, ne me të vërtetë po flasim për një çështje se si mund t’i zgjidhim sfidat dhe problemet së bashku në familjen evropiane,” tha ai.

Sipas Scholz, rregullore të tilla janë të mundshme. “Ne do e ndjekim nga afër këtë çështje”, theksoi kancelari.

Edhe në Gjermani prej javësh po zhvillohen diskutime nëse procedurat e azilit mund të fillojnë të kryhen jashtë BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco