SYRI TV/ Greqia vendos pengesën e parë ndaj integrimit europian të Shqipërisë, shkak çështja Beleri

13:17, 11/11/2023
A+ Aa A-

Greqia i vendos bllokadën e parë Shqipërisë sa i takon integrimit në BE, për shkak të çështjes “Beleri”. Lajmi bëhet i ditur nga mediet greke, të cilat shkruajnë se shteti grek nuk ka pranuar të firmosë një  letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare te BE për Shqipërinë për çeljen e negociatave.  Edhe pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë trajtuar së bashku, Greqia ka vendosur t’i japë dritën e gjelbër vetëm Maqedonisë së Veriut. Gazeta greke, Kathimerini shkruan se  ky qëndrim i Greqisë mund të ndryshojë, nëse Edi Rama heq dorë nga burgosja politike e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Nga SYRI TV

Marrëdhëniet e ngrira mes Athinës zyrtare dhe Tiranës për shkak të çështjes së Belerit ka sjellë efektet e para negative. Greqia ka paralajmëruar se do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE, dhe si hap të parë   nuk ka pranuar të firmosë një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të BE për Shqipërinë me rastin e hapjes së kapitujve të parë të negociatave.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet greke, të cilat shkruajnë se shteti helen po i vendos bllokadën e parë Shqipërisë si shenjë revolte për arrestimin politik të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Gazeta greke, Kathimerini  shkruan se ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë dritën jeshile për negociatat e kapitujve të parë, pasi Bullgaria ka rënë dakord, kjo gjë nuk ka ndodhur me Shqipërinë, edhe pse deri tani, të dy vendet kanë qenë të lidhura në rrugën e integrimit.

Kapitujt e parë që do të negocionte Shqipëria lidhen ngushtë me re drejtat e njeriut dhe autoritetin gjyqësor, lirinë dhe sigurinë.

Gazeta sjell në vëmendje se  pak ditë më parë është bërë publik progres-raporti i kandidatëve për anëtarësim në BE, ku me një referencë të tërthortë, por jo të qartë flitet për ndërlikimet e shkaktuara nga çështja Beleri në marrëdhëniet greko-shqiptare.

“Është e qartë se Athina mund të rishikojë qëndrimin e saj nëse Tirana ecën përpara për të treguar se ka vend për diskutim dhe jo një shfaqje force nga ana e kryeministrit Rama. Kujtohet se Athina ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që zotit Beleris t'i jepet mundësia për t'u betuar si kryebashkiak i Himarës, gjë që deri tani është refuzuar nga gjykatat shqiptare”, shkruan më tej Kathimerini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco