Presidenti Begaj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gazetarët: Mos u dorëzoni para vështirësive

Presidenti Begaj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gazetarët: Mos u dorëzoni para vështirësive

14:33, 10/11/2023
A+ Aa A-

Presidenti, Bajram Begaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në gazetari, një event i organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Kreu i Shtetit u shpreh se puna e gazetarëve është nënçmuar dhe rrallëherë e vlerësuar, por i inkurajoi që të vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre për informim të paanshëm.

“Shpesh e kritikuar, shumë herë e nënçmuar dhe rrallëherë e vlerësuar drejt, puna juaj lidhet me besimin në një kauzë të lartë: informimin e paanshëm dhe sensin analitik për t’i dhënë kuptim jetës së përditshme shoqërore”, tha Begaj.

Presidenti Begaj u kërkoi gazetarëve që të mos u dorëzoni para vështirësive, duke shprehur mbështetjen maksimale ndaj tyre.

Kreu i shtetit theksoi se rastet e dhunës fizike kundër gazetarëve duhet t’i përkasin një kapitulli të mbyllur.

“Kjo kauzë kërkon njerëz idealistë, që besojnë tek idealet e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësisë publike, ndaj ju inkurajoj të mos dorëzoheni përpara vështirësive, sepse mbarëvajtja juaj është mirëqenia e shoqërisë.

Ju duhet të ndiheni jo vetëm të inkurajuar, por dhe të sigurt në kryerjen e detyrës tuaj. E përsëris edhe një herë mbështetjen time maksimale për ju. Rastet e dhunës fizike kundër gazetarëve duhet t’i përkasin një kapitulli të mbyllur, sikurse edhe rastet e cenimit të lirisë profesionale dhe lirisë së të shprehurit nëpërmjet presioneve direkte apo indirekte”, përfundoi Begaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco