Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Suli e Goro në SPAK/ Kalaja: Rama po planifikon 't'i braktisë', Suli rrezikon të kalojë kohë të gjatë pas hekurave

11:11, 10/11/2023
A+ Aa A-

Prokuroria ka nisur verifikim pasuror për kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Sulin dhe për atë në detyrë të Himarës, Jordo Goron.

Për Sulin është regjistruar procedim penal me dyshimin se ka abuzuar me tenderat në pastrimin e qytetit.

Edhe ndaj Goros për të njëjtat dyshime.

Adriana Kalaja e ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri TV, u shpreh se duket se kryeministri Rama është gati t’i braktisë ata, pasi i përdori për interesat e tij.

Kalaja, shtoi gjithashtu se akuzat për Sulin janë mjaft të rënda, dhe se nëse SPAK do të bëjë detyrën, ai do të kalojë një kohë të gjatë pas hekurave.

Unë vetëm dje kam marrë dy-tre telefonata nga punonjës të Bashkisë Kamëz të cilët intimidohen nga ana e zotit Suli për të fshehur prova, për të manipuluar situaten nga ana e komisioneve të ndryshme që janë bërë gjitha për tendera, por në fakt gjatë gjithë 4 vjeçarit tendera nuk ka patur.

Çdo gjë është bërë me zgjedhje fituesish pa garë dhe këto bëjnë pjesë në atë rrethin e miqësisë jo vetëm të Rakip Sulit, por dhe të Edi Ramës kryesisht, që të jemi koshient për këtë.

Unë e shikoj pak më ndryshe, mund ta kem gabim, por ashtu siç e shikoj mënyrën se si po zhvillohen hetimet në SPAK, sidimos lidhur me Rakip Sulin, unë mendoj se ka ardhur koha që Edi Rama po i lëshon dhe këto të dy, i përdori sa i përdori.

Mbase dhe këto mund të kenë bërë ndonjë mosrespektim të kushteve verbale që kanë me kryeminsitrin.

Sepse ne e dimë shumë mirë që nëse këta nuk i përshtaten gjithë kushteve që ai kërkon, vjen momenti që kryeministri është gati t’i lëshojë, dhe në këtë moment me urdhrin e tij, sigurisht SPAK vepron.

Akuzat për Rakip Sulin janë shumë të rënda, unë mendoj se atij do t’i duhet një kohë shumë e gjatë për të ndjenjur pas hekurave, gjithmonë nëse SPAK do bëjë detyrën, gjë që unë e kam të vështir ta besoj...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco