Albin Kurti në Francë do të takohet me James O’Brien, N/Sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane

Albin Kurti në Francë do të takohet me James O’Brien, N/Sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane

06:59, 10/11/2023
A+ Aa A-

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur së Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James C. O’Brien do të udhëtojë për Francë dhe Belgjikë, nga 9 deri më 14 nëntor 2023.

Në komunikatë është bërë e ditur se në Paris do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris e ku do të takohet edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njofton RTK.

O’Brien gjithashtu do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në këto takimet do të diskutohet për çështjet rajonale dhe raportet bilaterale.

“Ndërsa në Paris, ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe do të takohet me drejtorin politik francez Frederic Mondoloni dhe zyrtarë të tjerë francezë për të diskutuar sfidat rajonale dhe globale. Ndihmës Sekretari O’Brien do të takohet gjithashtu me liderët evropianë, duke përfshirë kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministrin armen Pashinyan, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidentin malazez Milatovic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski për të diskutuar çështjet rajonale dhe dypalëshe”, thuhet në komunikatën e DASH.

Ndërkohë Ndihmës Sekretari O’Brien do të takohet me Shefin e Stafit të Kryeministrit belg Peter Moors për të diskutuar mbjatjen përgjegjëse të Rusisë për luftën e saj të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës. Ai do të takohet gjithashtu me zyrtarë të BE-së dhe NATO-s.

Kryeministri Kurti udhëton për në Paris të Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes

Prishtinë-  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar dje më 8 nëntor 2023 Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që organizohet në kryeqytetin francez, Paris.

Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje Kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco